TIRANE-Dy shtetasit norvegjezë Ove Johansen dhe Joo Borge Nilsen, që mendohet se kanë kryer pastrim parash në Shqipëri, do të hetohen në Norvegji.
Ka qenë vendimi i prokurores Antoneta Sevdarasi që të transferojë procedimin penal kundër dy të huajve nga Tirana në Norvegji.
Prokurorja e bazon transferimin e dosjes hetimore, duke u mbështetur në konventën e Këshillit të Evropës “Për transferimin e procedimeve në çështjet penale”.
Sikurse është konkluduar edhe në vendimin e 15 tetorit 2016, në lidhje me rrëzimin e kërkesës për heqjen e sekuestros konservative, ka rezultuar i bazuar dyshimi i organit të procedimit penal, në drejtim të veprimeve të kryera nga palët e përfshira në veprimtarinë e themelimit dhe transferimeve të kuotave të shoqërisë “NGD AS” në Norvegji.
Në një muaj, u rrit vlera me 500 herë
Kjo shoqëri, rezulton e themeluar në 23 nëntor 2015, me kapital themeltar 30.000 Korona, përafërsisht me vlerë 3.800 Euro.
Ove Johansen, pasi është bërë aksioner i shoqërisë për 90% të aksioneve, në datën 27 Janar 2016, kundrejt çmimit 2700 Euro, i ka shitur shtetasit Joo Borge Nilsen 40% të këtyre aksioneve, me çmim 600.000 Euro në datën 01.03.2016.
Transferimi i aksioneve të kësaj shoqërie në datën 1 mars 2016, rezulton të jetë kryer në Tiranë dhe me çmim rreth 500 herë më të lartë se vlera fillestare e tyre, brenda përafërsisht 1 muaji.
Nga personi nën hetim, nuk është arritur të provohet deri në këtë fazë, mënyra e rritjes së vlerës së këtyre aksioneve apo mënyra e reflektimit të këtyre transferimeve, në regjistrat përkatës në vendin e themelimit dhe të ushtrimit të aktivitetit të shoqërisë norvegjeze.
Të dy këto elementë tepër të rëndësishëm, në drejtim të konsolidimit të dyshimeve të deritanishme mbi kërkuesin, i cili hetohet për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, mund të hetohen më lehtësisht në Mbretërinë e Norvegjisë, vend ku ndodhet selia e shoqërisë “NGD AS” dhe, njëkohësisht, në shtetin e kërkuar, mund të hidhet dritë mbi ligjshmërinë e veprimeve të mësipërme të aksionerëve të kësaj shoqërie, në kuadër të parashikimeve specifike të ligjit norvegjez për shoqëritë tregtare.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com