Zyrtare/ Shkarkuan Shkëmbin, Tirana emëron në stol Gugash Maganin! Rikthim te bardheblutë pas 9 vitesh

Zyrtare/ Shkarkuan Shkëmbin, Tirana emëron në stol Gugash Maganin! Rikthim te bardheblutë pas 9 vitesh

Gugash Magani dhe ndihmësit e tij fillojnë punën te KF Tirana

KF Tirana ka zyrtarizuar në stol Gugash Maganin, i cili do të jetë trajneri i ri i bardhebluve, duke zëvendësuar Bledi Shkëmbin.

Magani ka qenë trajner i Tiranës për dy sezone, kjo në periudhën 2013-2015. Nga 1 dhjetor 2013 deri më 17 maj 2015 e ka drejtuar Tiranën në 68 ndeshje në të cilat ka marrë 36 fitore, 19 barazime dhe 13 humbje.

Së fundmi Magani ishte në krye të Lushnjës, ndërsa dha dorëheqjen pas eliminimit në Kupën e Shqipërisë nga Oriku, në atë humbje në stadiumin “Roza Haxhiu”.

Më parë Magani ka drejtuar dhe Shkumbinin, Flamurtarin, Besën, Teutën, Egnatian. Po kështu ka drejtuar dhe Trepçën ’89 në Kosovë.

"Gugash Magani është trajneri i ri i KF Tirana. Klubi i Futbollit Tirana emëron në krye të pankinës bardheblu trajnerin Gugash Magani.

Magani ka qenë edhe më parë në krye të Tiranës në rolin e trajnerit dhe është njohës i mirë i kampit bardh’e blu. Ai sëbashku me Zv. trajnerin Klodian Dervishi kanë marrë nën drejtim skuadrën në seancën stërvitore të ditës së sotme", njoftojnë bardheblutë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë