Shkatërruan stolat në stadiumin 'Air Albania', shkon në 4 numri i të arrestuarve! Gjykata lë në burg një prej tyre

TIRANE- Një 19-vjeçar me iniciale F.Z. banues në Tiranë është arrestuar nga policia pasi akuzohet se gjatë ndeshjes Tirana-Kukësi ka thyer stolat e stadiumit Air Albania dhe ka hedhur sende të forta në fushën e blertë. Ndaj tij rëndon akuza , për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”

Ndërkohë po sot Gjykata e Tiranës caktoi edhe masat e sigurisë për tre të arrestuarit e tjerë. Në burg është lënë Ledio Guni, i cili dëmtoi stolat gjatë ndeshjes Kukësi-Tirana.

Ndërkohë që për Guri Marajn dhe Kujtim Brakën, dy tifozët e tjerë që hodhën çakmakët në fushë në ndeshjen Bylisi-Partizani është caktuar masa e sigurisë "detyrim paraqitje".

Për ndeshjen e bardhbluve kundër Kukësit, ku u shkatërruan 164 stola, janë shpallur në kërkim edhe 9 persona të tjerë, ndërsa gjashtë janë proçeduar penalisht.  

Përveç shkatërrimit të stolave disa prej tifozëve hodhën edhe sende të forta në fushë, më së shumti shishe uji. Ata akuzohen konkretisht për dy vepra: “veprime të dhunshme në aktivitetet Sportive” si dhe “Shkatërrimi i pronës". Sipas policisë peronat e arrestuar, të proceduar dhe të shpallur në kërkim janë kapur në flagrancë.

1582625330_ledioguni4001.jpg

Një nga tifozët e akuzuar për prishjen e stolave

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • babaxhani: 25/02/2020 17:03

    uljani breket :)

    Përgjigju
  • Radio: 25/02/2020 15:23

    Tifoz i dhunshem,mos ta shkele stadumin 12 muaj.Tifoz plehher,prej ketij te xan men edhe te tjeret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Ultrasit e Juventusit braktisin ekipin: Për ne kampionati përfundon këtu

Ultrasit e Juventusit braktisin ekipin: Për ne kampionati përfundon këtu