58 shtetas shqiptarë janë kthyer sot në Rinas, rreth orës 16.40, nëpërmjet një fluturimi riatdhesimi të përbashkët me charter, organizuar nga agjencia Frontex. Këta shtetas janë kthyer si deportive nga Gjermania në Shqipëri, pasi kanë shkelur rregullat e qëndrimit në zonën Shengen.
Operacioni i riatdhesimit u zhvillua nga Policia e Shtetit Shqiptar, përkatësisht strukturat e Policisë Kufitare dhe Migracionit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese gjermane dhe FRONTEX. Në bordin e avionit ishte në përbërje të eskortës një mjek e një psikolog.
Nga shtetasit deportivë të kthyer, 16 prej tyre janë kthyer nga Gjermania, 6 prej tyre janë kthyer nga Franca, 12 nga Finlanda dhe 24 nga Suedia. Nga këta, rreth 35 shtetas ishin me familje.
Të gjithë shtetasit e kthyer sot  janë penalizuar për 5 vjet mos të udhëtojnë drejt vendeve të hapesirës Shengen. /atsh/