Shkeli procedurën për të blerë një makinë të blinduar, dënohet me 6 vjet burg ish-ministrja maqedonase
Gjykata Penale e Shkupit e shpalli fajtore Jankullovskën për shkelje të procedurës së blerjes së një makine të blinduar për ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, në vlerë prej 600 mijë eurosh.
Gordana Jankullovska
Ish-ministrja e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska, u dënua me 6 vjet burg për shpërdorim të detyrës në aferën e njohur me emrin “Tanku”.
Gjykata Penale e Shkupit e shpalli fajtore Jankullovskën për shkelje të procedurës së blerjes së një makine të blinduar për ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, në vlerë prej 600 mijë eurosh.
Gjykatësja Dobrilla Kacarska tha se makina është blerë nga MPB-ja, por nga dëshmitë e siguruara ka rezultuar se, në fakt, ajo "është blerë për ish-kryeministrin Gruevski".
Gjykatësja tha se aspektet teknike të tenderit kanë favorizuar një kompani, ndërsa janë kërkuar edhe kushte të tjera të posaçme, me çka është përjashtuar mundësia e subjekteve tjera për të marrë pjesë në tender.
Për të njëjtin rast, me 2 vjet burg është dënuar edhe Gruevski, ndërsa me 4.5 vjet Gjoko Popovski, ish-zyrtar i lartë në Ministrinë e Brendshme.
Skandali është zbuluar nga afera e përgjimeve që ishte publikuar nga opozita në shkurt të vitit 2015, ndërsa rasti është proceduar nga Prokuroria Speciale e Maqedonisë, e cila është themeluar për hetimin e shpërdorimeve të qeverisë së kaluar.
Akuzat janë hedhur poshtë nga zyrtarët e dënuar duke i vlerësuar ato si “të motivuara politikisht”.
Jankullovkska vazhdimisht ka qenë në shënjestër të kritikave, në veçanti të opinionit shqiptar, për shkak të ofendimeve në adresë të shqiptarëve, të cilët në disa raste i ka quajtur “indianë”./rel
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.3%
-
Të gabuar
82.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2982
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dokument ekskluziv/ Vlora pa landfill, KLSH 'zbarkon' në Bashki, kërkon përgjegjësit për Sherishtën!
5 Prill, 12:20
-
Lirohet nga burgu ish-Ministrja e Brendshme e Maqedonisë së Veriut
1 Nëntor 2023, 21:13
-
Kritikat e ambasadores amerikane, alarm për autoritetet maqedonase
26 Nëntor 2022, 13:31
-
Futja në stadium për finalen e Conference League, masat e sigurisë dhe procedurat që duhet të ndjekin tifozët
14 Maj 2022, 17:59
-
Ylli Pata: Përplasja me SHBA, Ilir Meta e tejkaloi edhe Nikolla Gruevskin
24 Prill 2021, 11:42
-
Fakte dhe dëshmi/ 7 shokët e Ilir Metës në burg dhe në kërkim për korrupsion dhe trafiqe! Sa i besueshëm është Presidenti me ‘petkun’ anti-krim?!
27 Shkurt 2021, 09:34
-
E renduar situata epidemiologjike në vend, hynë në fuqi masat e reja anti-COVID në Maqedoni
18 Dhjetor 2020, 10:19
-
Bilanc negativ në Maqedoninë e Veriut/ 386 raste të reja dhe 6 viktima nga Covid-19
9 Tetor 2020, 16:06
-
Maqedonia e Veriut/ Ish Ministrja e Brendshme do të vuaj dënimin me 4 vite burg për rastin ‘Tanku’
29 Shtator 2020, 13:19
-
Trafik droge dhe mashtrim kundër qeverisë, arrestohen dy maqedonas të shpallur në kërkim ndërkombëtar
5 Gusht 2020, 09:33
-
Covid/ Vazhdon rritja e fortë e infeksionit nga koronavirusi në Ballkan! Austria planifikon të nxjerrë ushtrinë në kufi
20 Korrik 2020, 12:25
-
Tërmet me madhësi 5.8 në zonën qendrore të Detit Mesdhe
21 Maj 2020, 08:41