Shkeljet e Berishës ndaj masës së GJKKO, Koçi bën krahasimin me ish-kryesocialistin: Nano e priti arrestimin si burrë i vërtetë! Nuk i hapi luftë drejtësisë

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka qenë i ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv ku ka folur lidhur me zhvillimet më të fundit politike në vend si dhe sesionin e ri parlamentar që pritet të nisë më 15 janar.

Duke folur për zhvillimet në vend, ai u pyet nga moderatori lidhur me veprimet e Sali Berishës i cili po thyen vazhdimisht masën e GJKKO për të mos komunikuar me persona jo-familjarë gjatë kohës që është në arrest shtëpie.

Sipas Koçit veprimet e Berishës janë skandaloze dhe duke e krahasuar me arrestimin e Fatos Nanos në vitin 1993, tha se ky i fundit e përballoi gjithë procesin si një burrë i vërtetë dhe nuk i hapi luftë drejtësisë.

"Nuk ka fare ngjashmëri, në atë kohë shteti urdhërohej nga Sali Berisha. Njëri prej atyre prokurorëve, sot është avokat i Berishës, Genc Gjokutaj. Nano mori pafajësinë për atë që akuzohej. Nuk bëhet fjalë për para. Nano mori një ndihmë që ia sollën, çmimet ia vendosën autoritetet italiane, nuk e negocionte dot çmimin e ndihmave që erdhën nga Italia. Nuk kam parë ndonjë rast kur të sjellin një ndihmë të caktosh çmimin. Ndëshkimi me burg i Nanos ishte politik. Por ndryshe nga Berisha Nano e priti dënimin si burrë i vërtetë. Nuk i hapi asnjë lloj lufte drejtësisë, kishte pretendime se ishte i pafajshëm, por e pranoi procesin si burrë i vërtetë.  Kurse ky e keni parë çfarë ka bërë me veprim skandaloz që tregon se ky edhe kur ka qenë në krye të shtetit e bojkotonte shtetin”- tha Koçi.

Mes të tjerash, Koçi u shpreh se Berisha me veprimet që po bën, vetëm i shton votat Partisë Socialiste dhe shtoi se sipas tij tashmë ish-kryeministri nuk është gjë më shumë sesa ‘fatkeqësi partiake’

“Berisha në plan afatshkurtër ka interes sepse me këto veprime që bën, i shton votat PS-së. Por ai mendon se po luan në favor të interesave të vetë. Por bën një lojë groteske, ka një lloj vetëndjerje heroi, del aty nga ballkoni. Por kemi një ndryshim, nëse më parë ishte fatkeqësi kombëtare, sot është fatkeqësi partiake”- shtoi deputeti.

Ndër temat për të cilat foli Koçi ishte edhe situata brenda Partisë Socialiste, duke u shprehur me nota kritike sa i takon mënyrës së vendimmarrjes. Ai tha se duhet të ketë një vendimmarrje më kolegjiale ku pushteti të jetë më i balancuar. Sa i takon ndryshimit të bërë nga kryeministri Edi Rama në kabinetin qeveritar, Petro Koçi tha se pret që peshën mëtë madhe në ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ta zërë dikasteri i kulturës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:58
Deputeti socialist, Petro Koçi: Duhet më shumë kolegjialitet në vendimmarrjet brenda PS! Pushteti të jetë më i balancuar

 

Deputeti socialist Petro Koçi i cili e konsideroi ‘komoditet dëmtues’ për qeverinë, situatën ku ndodhet opozita foli edhe për gjendjen brenda Partisë Socialiste.

Me nota kritike, Koçi i ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv tha se duhet që brenda Partisë Socialiste të ketë më shumë vendime kolegjiale dhe që pushteti të jetë më i balancuar.

“Duhet rregulluar pushteti brenda partisë, është i stacionuar në pak duar. Duhet të jetë më i gjerë. Përgjithësisht në parti ka më shumë fuqi pushteti sesa një person i zgjedhur kryetar bashkie. Duhet që autoriteti i partisë mbi pushtetin, të jetë shumë më i balancuar. Duhet të ketë më shumë kolegjialitet në vendimmarrje”- nënvizoi deputeti.

Ora 18:43
Formimi i ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Petro Koçi: Vendim i logjikshëm, ja cila fushë besoj se do të dominojë

 

Deputeti Petro Koçi e ka konsideruar si të logjikshëm vendimin e kryeministrit Edi Rama për formimin e ministrisë së re që përmbledh bashkë, fushën e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

I ftuar në ‘Studio Live’, në Report Tv, Koçi tha se lajmin e mori vesh nga mediat ndërsa theksoi se beson se kjo ministri në krye të së cilës, është emëruar Blendi Gonxhe, mund të dominojë fusha e ‘Kulturës’.

“Këto janë iniciativa të kryeministrit, njëlloj si ju edhe ne e kemi marrë lajmin në të njëjtën kohë. Është cështje që është gjithmonë në varësi të gjykimit të kryeministrit. Nisur nga përvoja e deritanishme është e logjikshme ndarja e financave nga ekonomia pasi financat sigurojnë të ardhurat, ekonomia është gjë tjetër. Inovacioni mund të mos jetë një aspekt dominues në një ministri si kjo, sepse besoj do ta sundojë Kultura më shumë, ekonomia dhe më pas inovacioni”- tha Koçi.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/01/2024 02:21

    Ndryshimi qendron se Nanoja eshte gjirokastrit,kurse Berisha nga Vicidoli. Gjirokastritet e jugu ne pergjithesi emigronin e kane rene historikisht ne kontakt me kulturat e botes,kurse veriu zakonisht shkonin si mercenare e nuk binin shume ne kontakt me kulturen e huaj,perjashtim ben Shkodra e Lezha per arsye qe dihen,gjithe pjesa tjeter e veriut kane qene te izoluar nje pjese nga gjakmarrja,nje pjese nga terreni gjeografik e nje pjese se keshtu ua thoshte kaplloqja.Izolimi pasqyrohet ne kulture dhe ne menyren si reagojne ne situata te tilla.

    Përgjigju
  • Puçi: 08/01/2024 20:39

    Problemi ëahtë se Nano ishte Hajdut o shoku Petro ndërsakomandanti ska vjedh gjë. Ju e keni gjenetike vjedhjen, pasi e keni filluar qe në 1941

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës