Shkencëtarët, plastika kërcënim
për shumë gjallesa detarë

Sasia e  plastikës e hedhur në dete dhe oqeane arrin shifra alarmante, pasi çdo vit në oqeane hidhen me tonelata plastikë duke bërë që kjo plastikë të konsumohet nga gjallesat detare dhe t’i këthehet sërish njerzimit.

Shkencëtarët thonë se duhet të ketë më shumë kërkime mbi ndikimin e ndotjes plastike ndaj gjallesave detare.

Sipas një studimi të kryer nga disa studiues të Fondacionit Detar të Megafaunës në SHBA, u zbulua se krijesat detare gëlltisin qindra copa të vogla plastike në ditë.

Ndotja mikroplastike ka potencialin për të reduktuar më tej zhvillimin e popullsisë, pasi ekspozimi i toksinës përmes gëlltitjes plastike mund të ndikojë në shumë procese biologjike, siç është rritja, riprodhimi dhe dëmtimi i sistemit të tretjes duke vënë popullsinë në një rrezik shumë të madh.

Megjithatë, ka shumë pak kërkime që kryhen për rreziqet që sjell ky faktor.

Hulumtuesit nga SHBA, Australia dhe Italia shikuan të dhënat e disa studimeve dhe zbuluan se këto copa të vogla plastike janë shumë të dëmshme për jetën e oqeanit dhe ujrave.

plastika
Sasi të mëdha plastike hidhen në oqeane çdo vit

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis