Shkodër, ambasadorët marrin pjesë në marshim sensibilizues për parandalimin e kancerit të gjirit

Në Shkodër u zhvillua një marshim sensibilizues për informimin dhe ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për parandalimin e kancerit të gjirit me moton: “Ia vlen të jetosh”! 

Ambasadorët e akredituar në Shqipëri kanë zgjedhur Shkodrën për të dhënë mesazhe sensibilizuese në kuadër të Tetorit Rozë.

Nancy Van Horn, e ngarkuara me punë e SHBA-ve dhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato ndanë me të pranishmit historitë personale të rasteve të të prekurve nga kanceri i gjirit

I pranishëm në këtë marshim, Kryetari i Bashkisë Benet Beci i shoqëruar nga bashkëshortja, u ndal tek rëndësia e të qënurit të gjithë së bashku për të rritur ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për t’iu drejtuar institucioneve shëndetësore për të parandaluar kancerin.  

Kjo ecje simbolizon fuqinë e bashkimit dhe mbështetjen që i japim për ti thënë "Po jetës! Së bashku mund të shpëtojmë jetë".

R.D/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty