Shkodër/ Ishin mbjellë në një zonë të thellë malore, asgjësohen 3459 bimë kanabis! Shpallen në kërkim babë e bir

Shkodër- Vijon operacioni në kuadër të asgjësimit të parcelave me kanabis në qarkun e Shkodrës. Policia e Shkodërs informoi sot se janë asgjësuar 3459 bimë kanabis.

Një 66-vjeçar me inicialet N. Q., dhe djali i tij 17-vjeç janë shpallur në kërkim, pasi në oborrin dhe në afërsi të banesës së tyre uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 8 kilogramë e 256 gramë kanabis në formë boçeje.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”,  për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj kësaj veprimtarie kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj, kanë vijuar intensivisht kontrollet në terrene shumë të vështira malore në të gjithë territorin e qarkut.

Gjatë kontrolleve bazuar në pamjet filmike të siguruara gjatë monitorimeve me dron si dhe në inteligjencën policore u bë e mundur asgjësimi i 3459 bimëve narkotike kanabis dhe sekuestrimi i një sasi prej 8.256 kg kanabis në formë boceje.

Konkretisht  në në fshatin Kasnec gjatë kontrollit të territorit në oborr dhe në  afërsi të banesës së shtetasit N. Q., 66 vjeç, u  gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8. 265 kg lëndë e thatë e dyshuar narkotike kanabis sattiva në formë boçeje.

Për këtë rast Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër shpallën në kërkim shtetasin 66-vjecarin dhe djalin e tij 17 vjec.

-Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër u asgjësuan në territoret e njësive administrative Pult, Shosh dhe Postribë, 1160 bimë të tjera kanabis;

-Në Malësinë e Madhe u asgjësuan në territorin e njësisë administrative Kelmend, 691 bimë kanabisi;

-Ndërsa në Vaun e Dejës u asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shllak, 1608 bimë kanabis;

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Lajçak paralajmëron vizitë në Prishtinë për dialogun Kosovë-Serbi

Lajçak paralajmëron vizitë në Prishtinë për dialogun Kosovë-Serbi