SHKODËR-Kjo e dielë është shoqëruar nga një fluks hyrjesh në pikën kufitare të Muriqanit në Shkodër.
 
Sportelet në doganë po punojnë me kapacitet të plotë por radha e makinave arrin deri në disa kilometra.
 
Për shkak të radhës së krijuar drejtuesit e mjeteve janë të detyruar të qëndrojnë disa orë në radhë për të hyrë në Shqipëri.
 
Ky fluks duket se vjen prej faktit që Mali i Zi është një destinacion i preferuar gjatë fundjavës për Shqiptarët.

muriqan

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com