Shkodër/ Kamarieri ngacmon seksualisht klienten 27-vjeçare, vihet në pranga

Shkodër/ Kamarieri ngacmon seksualisht klienten 27-vjeçare, vihet në pranga

Foto ilustruese

SHKODËR – Një 31-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi në lokalin ku punonte si kamarier, ka ngacmuar seksualisht një 27-vjeçare, kliente.

31-vjeçari i identifikuar me inicialet Gj. D. U arrestua nga blutë menjëherë pas kallëzimit të bërë nga e reja.

“Mesnatën e mbrëmshme, një 27-vjeçare ka kallëzuar se në një lokal në lagjen “Perlat Rexhepi”, ishte ngacmuar seksualisht, nga kamerieri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas kallzimit të  27 vjeçares, kapën dhe vunë në pranga, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, autorin e dyshuar të rastit,  shtetasin Gj. D., 31 vjeç, banues në Shkodër”,-njoftonte policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të metejshme.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gici: 29/04/2024 20:26

    Tani direkt pranga per kamerierin duhet te kesh ca deshmitare.

    Përgjigju
  • Klienti është i shenjtë.: 29/04/2024 20:01

    Publikoni dhe emrin e Bar që mos të shkoj më asnjë klient ,dhe herën tjetër pronari të ket mendjen me kë punëson si kamerier, jo merr e fut në punë perversa,ose më e pakta në momentin që dallon sjellje jo korrekte me klientët ta zhduk direkt nga puna.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Thomas Tuchel refuzon qëndrimin te Bayern Munich! Emergjencë për një trajner

Thomas Tuchel refuzon qëndrimin te Bayern Munich! Emergjencë për një trajner