SHKODER- Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës ndërsa një 60- vjeçar ka mbetur i plagosur.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00 të kësaj të shtune pranë rrethrrotullimit të Varrezave Katolike.
Automjeti i tonazhit të lartë ka përplasur 60-vjeçarin Nikolin Gjoni që po udhëtonte me biçikletë.
Për pasojë 60- vjeçari ka marrë plagë në kokë, ndërsa ka qenë drejtuesi i automjetit ai cili i ka ardhur në ndihmë të aksidentuarit.
Pas dhënies së ndihmës së parë në urgjencën e spitalit rajonal, i aksidentuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë grupi hetimor ka bërë edhe shoqërimin e drejtuesit të mjetit deri në zbardhjen e plotë të aksidentit. Sipas policisë, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mos frenimi në kohë i automjetit të tonazhit të lartë në momentin që 60 vjeçari po kalonte rrugën në vijat e bardha.
Përplasja ka qenë e fortë çka ka bërë që 60 vjeçari të marrë plagë të konsiderueshme.
Biçikletat janë nga mjetet më të përdorshme në qytetin e Shkodrës megjithatë mungesa e korsive herë pas here ka shkaktuar aksidente të rënda.
[gallery]21659[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO