Aleks Uka, drejtues i një motori ndërroi jetë, pasi u përplas nga një automjet segmentin rrugor Fushë Arrëz-Fierzë.
Në momentin e aksidentit një automjet i OST-së që po kalonte rastësisht i erdhi në ndihmë dhe njoftoi autoritetet për ndihmë. Për shkak të largësisë me Pukën, 37-vjeçari-vjeçari, babai i një fëmije, u transportua në spitalin bashkiak të Bajram Currit, por dëmtimet serioze bënë që autoritetet spitalore atje të kërkonin ndihmën e Ministrise së Shëndetësisë për transportimin e menjëhershem me helikopter të Ukës drejt Spitalit të Traumës.
Fatkeqësisht ai s'mundi t'u mbijetonte plagëve të marra. Drejtuesi i automjetit, 59 vjeç, është shoqëruar në polici.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 08:45, në aksin rrugor "Fushë Arrëz–Fierzë", dyshohet se janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin K. H. dhe motomjeti me drejtues shtetasin A. U.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi A. U., 37 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
Me drejtuesin e automjetit, shtetasin K. H., 59 vjeç, po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.









Komente
Komento