Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim të përbashkët të dy qeverive, asaj shqiptare dhe malazeze në Shkodër. Rama ka pritur homologun malazez, Dushko Markoviç, dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes tyre.
Rama ka thënë se ky është një takim historik, dhe se mes dy vendeve përveç afërsisë kufitare ka një trashëgimi morale e shpirtërore që i mban të lidhur.
Na vjen mirë që mblidhemi këtu. Mbështesim anëtarësimin e Malit të Zi në BE. Konsolidim të perspektivës evropiane. Do konkretizojmë bashkëpunimin. Do forcojmë më tej nuk është vetëm gjeografia që na lidh, por edhe trashëgimia morale e shpirtërore.
Edi Rama, kryeministër
Më tej, Rama foli për investimet e përbashkëta në të dy vendet. Kryeministri u ndal tek turizmi, si një nga pikat më të forta të Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Sot ne jemi më të ndërlidhur se asnjë herë më parë. Është koha ti adresojmë potencialet, të shkëmbejmë eksperienca, të bashkojmë forcat. Jo vetëm një sukses për takimin. Zhvillim të turizmit, komunikim me investitorët, e kemi dëgjuar më shumë se 1 herë nga ana e tyre të zgjerojmë investimet, kapacitetet ekonomike, në mënyrë që të gjithë turistët që drejtohen drejt kësaj zone, duke patur si pikë referimi Malin e Zi, të zgjerohojnë kufirin.
Edi Rama, kryeministër
Kryeministri garantoi se qeveria shqiptare do të bëjë çmos për të mbrojtur mjedisin, dhe të zhvillojë një turizëm të qendrueshëm.
Rama tha se lëvizja e qytetarëve nga të dyja vendet është ajo çka mban një shkëmbim natyral kulturash.
Në fakt jemi në një hapësirë që gjithmonë është menduar si një hapësirë ndërveprimi. Historikisht, para se të na mbyllte kufijtë regjimi i vjetër, tani i gjejmë të zhvilluara, në një hapësirë ku kufiri mes nesh është vetëm konvencion. Ju e dini sa qytetarë nga Shkodra e Shqipëria udhëtojnë matanë kufirit e vijnë në Malin e Zi. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë. Do mbrojmë mjedisin dhe vendet turistike. Do zhvillojmë turizmin duke parë mundësitë.
Edi Rama, kryeministër
Rama theksoi se Shqipëira me ligjin për minoritetet, ka mbështetur dhe ka mbrojtur të drejtat e komunitetit malazez në Shqipëri.
Ligji për minoritetet, iu dhamë vendin që u takon malazezëve.
Edi Rama, kryeministër
Ndërsa Markoviç, ka thënë në fjalën e tij se i duhet mëshuar luftës ndaj krimit. Kryeministri malazez ka folur me terma konkretë për bashkëpunimin ekonomik. Ai tha se uron që Shqipërisë t’i hapen negociatat, por theksoi se qytetarët e dy vendeve meritojnë më shumë sesa një ‘qorrsokak’ ballkanik.
Uroj që Shqipërisë t’i hapen negociatat. Forcim të marrëdhënieve mes dy vendeve. Marrëdhënieve politike dhe ekonomike, iu jemi kushtuar bashkëpunimit. Jemi të detyruar të përdorim këtë rast. Jam i mendimit se qytetarët tanë meritojnë më shumë se qorrsokakët ballkanike. Do firmosim marrëveshje për intensifikimin e luftës ndaj krimit. Duhet të përpiqemi që rrisim bashkëpunimin ekonomik. Ka potencial të lartë. duhet ta përdorim. Hapësira gjeografike na ndihmon. Pas kësaj mbledhjeje duhet të mbahet një formë biznesi.
Dushko Markoviç, kryeministër i Malit të Zi
Më tej ai ka folur për rëndësinë e bashkëpunimit mes Malit të Zi dhe Shqipërisë në sektorin e energjisë por edhe atë hidrologjik.
Është me rëndësi që të tregojmë rëndësi tek bashkëpunimi. Jemi të vetëdijshëm se lidhjet infrastrukturore janë jetësore. Zhvillim dhe në sektorin energjetik, çdo vend merr përfitim. Modernizimi në pikën e Muriqanit do sillte shfrytëzim të kapaciteteve. Duhet punuar në vazhdimësi, për ujërat. Pasuritë tona janë popujt tanë, por si pakica në vendet tona jetojnë dhe kontribuojnë në zhvillimin e vendit. Janë faktor i ndërtimit të stabilitetit, siç janë dhe malazezët që ruajnë identitetin dhe traditat e tyre.
Dushko Markoviç, kryeministër i Malit të Zi
Mbledhja e dy qeverive, ajo e Malit të Zi dhe e Shqipërisë në Shkodër, është shoqëruar me një incident. Gjatë parakalimit në qytet të delegacioneve, një grua është përplasuar me forcat e sigurisë që po shoqëronte delegacionet.
Ata i kanë dashur thënë gruas të lëvizë nga rruga, por ajo ka kundërshtuar duke u shprehur se nuk po bënte asgjë dhe se vetëm po shihte.
Qytetarja: Më ler rehat. Ça ke more? Çfarë jam duke bërë more? Mos më luaj me gisht! Ça jam duke bërë? Duke parë jam. Mos rri këtu, mos rri aty!