Policia e Shkodrës ka arrestuar mëngjesin e sotëm vëllezërit Gjergj dhe Gjovalin Miftari 32 dhe 28 vjeç pasi dyshohet se goditën mbrëmjen e djeshme me thikë 26- vjeçarin me inicialet E.V.  

Vëllezërit u kanë dalë përpara në rrugë A.G., 20 vjeç  dhe 26 vjeçarit E.Gj. e në bashkëpunim me njëri-tjetrin , i kanë sulmuar me armë të ftohtë dhe sende të forta, për pasojë mbeti i plagosur ky i fundit.

26 vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoku i tij A.G. ka pësuar vetëm dëmtime të lehta në fytyrë. 


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)