Shkodër, Oboti nën ujë, lëvizja
me varka,30 banesa të bllokuara

Shkodër, Oboti nën ujë, lëvizja<br />me varka,30 banesa të bllokuara<br /><br>
SHKODER-Vijon që të jetë shumë problematike situata në fshatin Obot në Njësinë Ana e Malit për shkak të përmbytjeve të ditëve të fundit. Fshati është i izoluar nga uji, ndërsa lëvizja e banorëve bëhet vetëm me varka.Në terren ndodhen forcat e ushtrisë, që ndihmojnë banorët për të lëvizur, ndërsa dërgojnë edhe ushqime në banesat e rrethuara nga uji. 

Në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 26 familje. Gjithashtu nga prurjet janë të izoluara edhe 4 shtëpi në fshatin Mushan. Sipërfaqja e përmbytur në njësinë Administrative është 2285 ha tokë. Shkak i përmbytjeve janë bërë reshjet e shiut dhe shkarkimet e HEC-eve. Kryebashkiakja e Shkodrës Ademi ka kërkuar shpalljen e emergjencës, por nuk është pranuar nga Prefekti. 

 

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare në një reagim për mediat sot, deklaron se është duke ndjekur në dinamike ecurine dhe parametrat hidroenergjetikë të kaskadës (prurjet dhe kuotat) dhe duke e pershtatur regjimin e shkarkimeve sipas dinamikes se prurjeve qe jane ne renie per diten e sotme, ndërsa ka reduktuar shkarkimet.

Ju bej me dije se sot ne ora 10:40 rregjimi i shkarkimeve eshte ndryshuar me trend zbrites. Shkarkimet totale nga HEC-i fundor i Kaskades (Vau Dejes) jane reduktuar me 400 m3/sek” thotë KESH.

[gallery]25769[/gallery]
Situata sipas bashkise se Shkodrës
Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura fatkeqësisht, situata e përmbytjeve vazhdon të jetë vetëm në përkeqësim të vazhdueshëm dhe sipërfaqja totale ka arritur në 2285 Ha.
E ndarë sipas njësive paraqitet si më poshtë; Deri në këto momente, janë 795 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit:
Fshati Mushan (kënetë+argjinaturë) 290 ha, fshati Shirq 240 ha, fshati Darragjat 40 ha, fshati Suka-Dajç (kënetë) 90 ha, fshati Dajç (kënetë) 130ha, Samrisht i Vjetër 5 Ha.

Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera si më poshtë:

Sipërfaqja e përmbytur e mbjellë me kultura bujqësore është si më poshtë:

1. Foraxhere + jonxhe 275 Ha

2. Bimë dekorative 10 ha

3. E pakultivuar – 510 ha

Vetëm në lagjen Zadrimë, në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 26 familje. Niveli I ujit ka pësuar rritje përsëri dhe ka tendencë rritjeje.

Gjithashtu nga prurjet janë të izoluara edhe 4 shtëpi në fshatin Mushan. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.

Ndërsa në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të precipitojë vetëm negativisht. Nuk mund të kalohet as me makinë ushtrie por vetëm me varka.

1200 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha.

Nga sipërfaqja e mësipërme,sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet në 890 Ha , të shpërndara si më poshtë:

1.Jonxhe 713 Ha

2.Kultura të dyta foragjere 139 Ha

3. Grurë 5 Ha

4. Sera 3 Ha

5. Bimë dekorative 20 Ha

6. Vreshtë 1 Ha

7. Ullishte 2 Ha

8.Agrume 1 Ha

9.Tunele 1 Ha

10.Pemëtore 3 ha

11.Perime 2 Ha

Në njësinë administrative Bërdicë, është rritur sipërfaqja e përmbytur në rreth 290ha tokë të ndara sipas fshatrave si më poshtë:

1.Trush – 140 Ha

2.Bërdicë e sipërme 40 Ha

3.Bërdicë e Madhe 110 Ha

Nga sipërfaqja e mësipërme, të shpërndara si më poshtë:

1.Jonxhe 130 Ha

2.Grurë 20 Ha

3.Foragjera të dyta 50 Ha

4.E pakultivuar 90 Ha

Në njësinë administrative Velipojë , në fshatin Luarz vazhdon të dale ujë nga argjinatura dhe vlerësohet se rreziku është shumë i madh. Niveli I ujit është rritur shumë.

Gjithashtu në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore. Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës në një vijë prej 1 km.

Në njësinë administrative Rrethina , në fshatin Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës.

Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara, vlerë e cila mund te rritet me vazhdimin e metejshem te gjendjes se përmbytjes.

Paraqiten nevoja ditore nga fermerët për bazë ushqimore:

Nevojat për bazë ushqimore ditore për blegtorinë për zonat e përmbytura janë:

Koncentrat 3845 kg/ ditë

Bar i thatë 7190 kg/ditë

Silazh 3135 kg/ditë

Të dhënat për nr e kafshëve në Nj.Ad Ana e Malit dhe Dajç. :

Gjedhë 637 krere

Të imta 458 krere

Derra 70 krere


INFORMACIONI NGA MINISTRIA E MBROJTJES

Situata në basenet ujëmbledhëse të H/C-ve:

FIERZA: Kuota 295.16 m; Q=900 m3/sek; P=440 MË; 4AG në punë; Shkarkim nga porta 400 m3/s.

KOMANI: Kuota 171.76 m; Q=1200/400 m3/sek; P=580 MË; 4AG në punë; Shkarkim nga porta 600 m3/s.

V.DEJES: Kuota 74.44; Q=1430/250 m3/sek; P=239 MË; 5 Ag në punë; Shkarkim nga porta 1000 m3/s.

Qarku Shkodër.

Të dhënat e prurjeve të Liqenit dhe Lumenjve Drin e Bunë

Nivelet e Liqenit:  kuota kritike 9.00 m kuota aktuale 8.45 m.

Bahçallëku: kuota kritike 8.5, kuota aktuale 7. 27 m.

Gramsh i Bregut të Bunës: kuota kritike 6.30, kuota aktuale 6.40 m.

Bashkia Vau-Dejës: Njësia Administrative Bushat, janë përmbytur 320 ha tokë dhe 10 ha jonxhë në fshatin Fshati i Ri, si dhe është dëmtuar Ura e Gjolulit.

Bashkia Shkodër:

Njësia Administrative Dajç, janë përmbytur 6500 ha tokë.

Në fshatin Darragjat 30 ha tokë nga të cilat 13 ha janë të mbjella foragjerë.

Në fshatin Shirq 210 ha tokë nga të cilat 60 ha janë të mbjella foragjerë. Nga prezenca e ujit janë të bllokuara 16 familje.

Në fshatin Mushan 245 ha tokë nga të cilat 55 ha janë të mbjella foragjerë.

Në fshatin Sukaj 65 ha tokë, nga të cilat 13 ha janë të mbjella foragjerë.

Në fshatin Dajç 100 ha tokë, nga të cilat 10 ha janë të mbjella foragjerë.

Aksi rrugor rural që lidh fshatin Darragjat me fshatin Shirq është i bllokuar nga rritja e nivelit të ujit. Është i kalueshëm vetëm me mjete të larta.

Në Njësinë Administrative Bërdicë janë përmbytur rreth 250 ha tokë në fshatin Trush.

Në Njësinë Administrative Velipojë në fshatin Luarz ka dalë uji nga argjinatura.

Njësia Administrative Ana e Malit, janë përmbytur 1150 ha tokë, si dhe 665 ha jonxhë, 180 ha foragjerë, 442 ha livadhe, 1 ha vreshta, 2 ha sera dhe 5.2 ha bimë dekorative.

Në fshatin Obot janë përmbytur 200 ha tokë.

Në fshatin Oblikë 550 ha tokë.

Në fshatin Muriqan 400 ha tokë.

Në fshatin Obot disa segmente rrugore janë bllokuar. Ujësjellësi Oblika është përmbytur dhe është jashtë funksionit dhe rreth 800 banorë nuk kanë furnizim me ujë të pijshëm. Rrezikon të përmbytet dhe Ujësjellësi Oblika 2.

Në Njësinë Administrative Gur i Zi, konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore. Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban në një vijë gjatësore rreth 1 km.

Në Njësinë Administrative Rrethina, në fushat e Zuesit është rritur prezenca e ujit me 20 cm.

Në aksin rrugor rural për në malin e Shoshit lëvizja e mjeteve bëhet me zinxhirë për shkak të reshjeve të dëborës.

Ditën e djeshme në të gjithë zonën e prekur nga uji janë shpërndarë 620 pako ndihma në ushqime, 200 pako me detergjentë dhe 2,8 ton ujë i pijshëm.

Qarku Dibër. Në bashkinë Klos aksi rrugor rural Xibër-Tiranë është i pa kalueshëm.

Qarku Kukës. Akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit vazhdojnë të jenë nën efektin e rënies së gurëve dhe dherave. Firmat Kontraktore janë në gadishmëri për ndërhyrje në problematikat e shfaqura.

Qarku Lezhë. Në rrugën që lidh qytetin e Lezhës me Kalanë e qytetit një masiv shkëmbor rrezikon të bjerë duke u bërë rrezik për banorët dhe për turistët që vizitojnë kalanë. Prefekti i qarkut Lezhë ka kërkuar që një ekip nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH) të shkojë në vendngjarje dhe të kryej studimin e tokës. QKEC i ka dërguar kërkesë SHGJSH për të dërguar një ekip ekspertësh për të kryer studimin e zonës e cila rrezikohet nga masivi shkëmbor.

Qarku Tiranë. Në zonën e quajtur Kodër e Kuqe, Njësia Administrative Paskuqan, bashkia Kamëz, ka pasur një rrëshqitje toke e cila është problem për banorët e zonës. Me marrjen e njoftimit nga Prefektura Tiranë, QKOEC i ka dërguar kërkesë Shërbimit Gjeologjik Shqiptar për dërgimin e ekspertëve për të kryer studimin e tokës.

Qarku Korçë. Në fshatin Çërravë të Njësisë Administrative Çërravë, bashkia Pogradec, ka pasur një rrëshqitje masivi shkëmbor. Kjo është një rrezik serioz për banorët e zonës pasi masivi mund të prek disa banesa të zonës. QKOEC me marrjen e njoftimit ka dërguar në QBO një kërkesë për dërgimin e një ekipi specialistësh xhenierë për të bërë thërrmimin e masivit shkëmbor.

Forcat e Armatosuar gjatë ditës së djeshme janë angazhuar për përballimin e situatës me efektivë dhe mjete. Gjatë këtij angazhimi janë transportuar 56 banorë, si dhe jane shperndare 620 pako ushqimore, 200 kuti detergjent si dhe 2.8 ton uje. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja