Shkodër/ Plagoset një person në aksin Postribë-Prekal! Arrestohet autori dhe sekuestrohet arma e zjarrit (EMRAT)

Shkodër/ Plagoset një person në aksin Postribë-Prekal! Arrestohet autori dhe sekuestrohet arma e zjarrit (EMRAT)

Foto ilustruese

SHKODËR - Plagosje me armë zjarri në aksin rrugore Postribë – Prekal.

I plagosuri ka marrë një plagë në këmbë, është dërguar në spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi Çel Shabaj.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. I plagosur me autorin kanë cekur automjetet në aksin rrugor dhe më pas kanë dalë nga makina duke debatuar me njëri tjetrin.

Autori më pak ka nxjerrë armën duke plagosur Shabajn. Policia vuri në pranga autorin Kristian Kakia dhe sekuestroi armën me të cilin kreu plagosjen. 

'Policia gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se u plagos 43-vjeçari.

Rreth orës 20:40, në Postribë,  dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi  K. K.,  dyshohet se ka plagosur me armë zjarri  në këmbë shtetasin Ç. Sh., 43 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin dhe  shoqërimin e 3 shtetasve për veprime të mëtejshme, mes tyre dhe autori i dyshuar.', njofton policia.

Lajmi ne perditesim...

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai