Kati i tretë i një banese, që shërbente si magazinë, ku mbaheshin parfume është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Shkodër.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihen shtëllunga të zeza tymi dhe flakë.
3 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shkuar flakët.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:20, në lagjen “Daniel Matlia”, ka rënë zjarr në katin e tretë të një banese që shërben si magazinë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Lajm në përditësim...