Zhduket në rrethana misterioze babai i 5 fëmijëve në një fshat të Peqinit. Rrahman Tabaku 70 vjeç me banim në fshatin Karthnekë të Shezës është larguar pa asnjë adresë nga banesa.
 
Sipas familjarëve ai ka dalë nga banesa rreth orës 04.00 të datës 08.01.2017. Ai i ka thënë bashkëshortes se po shkonte të ushqente bagëtitë. Por më pas nuk është kthyer më në banesë.
 
Familjarët tregojnë se ai ka qenë i veshur me xhaketë kafe, pantallona të zeza, triko me kuadrate dhe këmishë blu.
 
Nipi Sokol Tabaku ka kryer kallëzim në komisariatin e policisë Peqin dhe kërkon ndihmën e atyre që e kanë parë.
 
"Xhaxhai u largua para 3 ditësh, i ka thënë gruas së po shkonte të ushqente bagëtitë, por më pas nuk është kthyer më.
 
Ka pasur veshje të holla, një xhaketë kafe, një këmishë blu. Kemi bërë denoncim, por nuk kemi asnjë njoftim.
 
I bëj thirrje cdo personi, të njoftojë ose në polici ose në media
nese ka informacion" u shpreh ai.
 
Deri tani kërkimet e tyre private ashtu edhe të policisë nuk kanë dhënë asnjë rezultat deri më tani.
 
Askush nuk e ka parë të moshuarin që nga data 8 janar.



dy.b/shqiptarja.com