Mundësia e fillimit të binjakëzimit të shkollave profesionale mes Shqipërisë dhe Finlandës u diskutua gjatë takimit të sotëm mes ministrit të Mirëqëniës Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi dhe ambasadorit finlandez, Pauli Antero Mäkelä.

“Mes Klosit dhe Mäkelä-s u nda pikëpamja se zhvillimi i Arsimit dhe Formimit Profesional, është rruga e duhur për zhvillimin e tregut të punës dhe zhvillimin e mëtejshëm dhe të qëndrueshëm të vendit”, bëjnë me dije burime zyrtare nga MMSR.

Mësohet se në takim u diskutua gjithashtu për politikat sociale, reformat për mbrojtjen dhe mbështetjen e kategorive shoqërore më vuneralabël dhe masat ligjore dhe financiare që po ndërrmerr MMRS në këtë drejtim. 

Mes tyre, u fol edhe për një vizitë të ardhshme të ministrit Klosi në Finlandë.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)