Shkon në 23 numri i viktimave me koronavirus në Shqipëri

Shënohet viktima e 23-të nga koronavirusi në Shqipëri. Pasditen e sotme ka ndërruar jetë një paciente e infektuar me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njofton se viktima është një 72-vjeçare nga Tirana, me inicialet V.S., e cila ndërroi jetë pasditen e sotme në spitalin infektiv në QSUT. E moshuara ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në terapi intensive prej disa ditësh, ndërsa gjendja e saj është rënduar së tepërmi gjatë ditës së sotme, kur edhe është intubuar, por pavarësisht trajtimit mjekësor dhe përpjekjeve të mëdha të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.

72-vjeçarja vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruse: insuficenca renale kronike, hipertensioni dhe hipotiroidizëm. E moshuara është viktima e 23 me COVID19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.


Lajmi kryesor:

Vdes e moshuara nga Tirana! Shkon në 23 numri i viktimave me COVID! Bie kurba e të infektuarve, 9 në 24 orët e fundit!


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin