Shkrihet qendra, veprat e artit në dorë të bashkive, skulptori: Dekoret e qyteteve do t’i degradojnë

Qendra e Realizimit dhe Riprodhimit të Veprave të Artit në rang kombëtar është shkrirë. Tashmë, kjo qendër do të funksionojë vetëm si rajonale, për Bashkinë e Tiranës. Ndërsa, ajo që ende nuk është e qartë, është se si do të restaurohen apo mirëmbahen veprat në rrethe. Ish- drejtori i Qendrës Kombëtare të Realizimit të Veprave të Artit, skulptori Agim Rada, mendon se kjo është një fatkeqësi e madhe, pasi për këto vepra do të kujdesën njerëz të paspecializuar.

“Para tre muajsh ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, mori një vendim edhe si përfundim e  mbylli këtë qendër. U trondita shumë , e quajta një tragjedi këtë, për vete edhe për skulptorët e njohur Muntaz Dhrami, Hektor Dule etj. Por megjithatë, çdo e keqe ka një të mirë. Kryetari i bashkisë së Tiranës, vendosi që të na merrte. Mirë për Tiranën do të kujdesem, por për veprat e artit të rretheve çdo të bëhet. Do të kujdesen bashkitë? Aq më keq. Dekori i qytetit me njerëz profanë, pa i fyer, sepse ata nuk dinë, por ata nuk e kanë për problem, që me një sprite 250 lekë ta lyejnë veprën, edhe do ta degradojnë”, shprehet skulptori Rada.

Nga ana tjetër Rada mendon se në çdo bashki duhet që të ngrihet një komision, jo vetëm me artistë, por me arkitektë, me akademikë, historianë, që të mos vendosin vepra dosido në sheshe, sepse skulpturat nëse vendosen, nuk hiqen më.

“Para se t’i heqim, mirë është që mos t’i vëmë. Ato që vihen duhet të kalojnë një sit, jo siç ka qenë dikur me mesazhe propaganduese, por që të jenë estetike edhe t’i rezistojnë kohës”, thota Rada.

Ndërsa, skulptorja Suzana Kuka Varvarica, e konsideron shumë të rëndësishme restaurimin e veprave, pavarësisht periudhës kohore që ato i përkasin

“Unë kam këtë ide, se në një qytet janë katër gjëra kryesore që bashkia i merr përsipër. E para, është pastria sepse ka të bëjë me shëndetin e popullsisë, e dyta është mirëmbajtja edhe restaurimi i godinave. E treta janë pemët, që jo vetëm të qëndrojnë në qytet, por një pjesë duhet që të lyhet me bojë të bardhë. Ndërsa, e katërta janë monumentet, që artisët u afrohet për t’u parë. Duhet që monumentet të mirëmbahen edhe mirëmbajtja e tyre bëhet nga specialist të fushës. Monumenti ka nevojë një herë në vit që të rishikohet sipërfaqja e tij”, shprehet skulptorja Varvarica.

Ajo mendon se dora e specialistit nuk është e fortë, nuk është ekzistuese.

“Nëse shikon një monument prej bronzi, do të të thotë që sipërfaqja e patinimit ka ikur. Edhe ajo mirëmbahet nga specialistët përkatës. Në vendet e tjera janë bashkitë, që mbrojnë monumentet, që kanë një përgjegjësi maksimale për monumentin e vendosur. Natyrisht që është bërë mirë që u është kaluar kompetenca bashkive, por kërkesa e llogarisë është për t’u parë, sepse kam mendimin se jo të gjithë specialistët e Tiranës kanë mundësi që të vrapojnë në monumentet e Sarandës. Duhet që të jenë atje që duhet t’i mirëmbajnë monumentet. Por nëse bashkia do të marrë sepcialist edhe do t’i çojë atje, kjo mbetet për t’u parë. Por mendoj se është një ndarje administrative edhe jo artistike”.

Studiuesja Varvarica mendon se monumentet që janë bërë para 40 vitesh, që kanë brenda artin socialist kanë një neglizhencë. Ndërsa, pas viteve ‘90 interesohet edhe vet artisti, sepse është ende gjallë. Sipas saj, specialistët duhet që të merren seriozisht me çdo lloj monumenti, pavarësisht se cilës periudhë i përket. “Mendoj se këto monumente duhet që të rishihen, sepse janë një përbërje shpirtërore, ku çdo njeri shkon edhe i sheh edhe merr informacion për to”, shprehet Varvarica. 

Ndërsa, skulptori Ardian Pepa, veprat e të cilit gjenden në disa qytete të vendit mendon se:
“Unë mendoj, se duhet që të jesh shumë i specializuar që të merresh me një vepër arti, në rrethe kjo është pak e vështirë që të bëhet, por është një gjë e mirë, se bëhet edhe një shpërndarje, nëse bëhet gjithnjë. Sa i përket mirëmbajtjes duhet që të kenë specialist. Gjatë periudhës së fundit, ato që kam parë kanë pasur kujdes. Unë për veprat e mia e kam bërë shpeshherë, se skulptura e bronzit çdo pesë vite ka nevojë për restaurim”, thotë Pepa.

Për studentin që sapo po mbyll studimet e larta në fushën e skulpturës, Renato Kullolli, kjo zgjedhje është një mundësi e mirë.

“Para se të mbarojmë akademinë, mendoj se do të jetë e vështirë, se nuk njihemi akoma apo që të kemi disa vepra publike. Por, mendoj se është shumë me vend që veprat të mirëmbahen. Kjo do të ishte shumë normale nëse do të bëhej. Është një zgjedhje e duhur për mendimin tim”, thotë studenti Kullolli.

Ndërsa, drejtor i GKA-së “Vilson Kilica”, Pandeli Lena në Fier, nuk ka akoma dijeni, se kush duhet që të kujdeset për këtë vepra. Madje, ai kujton harmoninë, që ka pas ekzistuar mes Bashkisë së Fierit dhe Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit në Tiranë.

“Këto vepra kanë një lloj ligji, në  përgjithësi në pronësi janë të Bashkisë, dekorit të qytetit. Por në restaurime edhe në mirëmbajte varen nga Qendra e Realizimit të Veprave të Artit në Tiranë. Ata kanë ardhur para disa kohësh për t’i restauruar të gjitha veprat. Bashkitë nuk kanë specialistë. Duhet një artist i specializuar për këtë. Këta specialistë në mirëmbajtjen e këtyre veprave vijnë nga Tirana, Qendra e Realizimit të Veprave të Artit që bëjnë këtë rol. Të gjitha veprat që janë sot në Fier, janë të restauruara para gjashtë muajsh, pasi harmonizimi i bashkisë me  Qendrën e Artit është shumë harmonike. Unë kam një jetë të gjatë në këtë punë. Në qytetin e Fierit kanë ardhur komisione nga Tirana për të krijuar edhe vepra për qytetin. Por për mungesë fondi, nuk është krijuar që nga vitet ‘80”, shprehet Lena.

Ndërsa, nga ana tjetër Ministria e Kulturës për të gjitha veprat e artit që gjenden në mbarë vendin nuk ka asnjë kompetencë mbi to, pasi janë në varësi të bashkive përkatëse, edhe jo drejtorive rajonale të Kulturës, që janë në varësi të këtij institucioni.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'