Kuçuku: Vepra e Kadaresë në 45 gjuhë ka rol të jashtëzakonshëm, institucionet ta studiojnë me projekte

Nga Valeria Dedaj

Nëse shqiptarët njihen sot në mbarë botën, kontribut të madh ka dhënë edhe vepra letrare monumentale e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. I njohur si rrallëkush për forcën me të cilën ka bashkuar shqiptarët, por edhe për forcën me të cilën ka ndikuar në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit tonë, gjeniu i letrave shqipe, feston sot 83-vjetorin e lindjes.  

Në një intervistë për “Report TV” studiuesi Bashkim Kuçuku teksa flet për kontributin e tij të rrallë, ndalet tek libri i tij i ri, “Kur sunduesit grinden

Libri i sapodalë i Kadaresë është një sintezë e disa thelbeve, e krijimtarisë së botës së tij të formimit në marrëdhëniet e letërsisë, të shkrimtarit, me diktaturat. Aty konkretizohet me Stalinin edhe me figura të tjera të letërsisë, duket sikur është jashtë kontekstit shqiptar, por në të vërtetë është një kontekst universal.  Në këtë rast edhe të vetë Kadaresë, që ka marrëdhënie personale me atë kohë që e ka njohur prej kohësh edhe e ka përjetuar gjatë gjithë jetës, duke arritur në përfundimin se çfarë janë shkrimtarët edhe çfarë lënë ata.

Tek e fundit, fitojnë mbi diktatorët, por mbi të gjitha fitojnë me veprën. Edhe përse në pamje të parë duket sikur fiton dhuna ndaj një shkrimtari që i kundërvihet, kjo ka të bëjë me të gjithë vrazhdën e tij, që e ka përjetuar disa herë derisa ka shkruar në forma të ndryshme të diktaturës.

Bashkim Kuçuku, Studiues

Kuçuku mendon se përkthimi i Kadaresë në rreth 45 gjuhë të huaja, i ka dhënë vendin tonë një rilindje të dytë, duke kapërcyer kufijtë, por edhe duke ndërtuara ura komunikimi

Kjo është një marrëdhënie shumë e rëndësishme, se zakonisht flasim për kontekstin shqiptar. Vepra  e tij është përtej këtij konteksti, gati në 50 vite është në një horizont tjetër, në gjuhë të përkthyera. Nga kjo pikëpamje vepra e tij është e pakrahasueshme. Marrëdhënia që ka krijuar me gjuhët e tjera edhe gjuhët që është përkthyer është një kontest që nuk e ka pasur letërsia shqipe. Në këtë kontekst është i jashtëzakonshëm, se krijohet në një shtrat shumë të gjerë, në 45 gjuhë.

Bashkim Kuçuku, Studiues

Profesori mendon se vepra e tij, në më shumë se 50 vite mbetet ndër më të studiuarat,  por institucionet shtetërore duhet të bëjnë projekte konkrete për më shumë  

 

Për t’u studiuar në një mënyrë apo në disa është studiuar më kohë, edhe para viteve ’90 nga kritikat që bëheshin, studimet nuk janë ndalur. Nuk ishte të kësaj përmase, por studimet janë bërë. Të paktën e kanë shoqëruar suksesin e Kadaresë edhe brenda letërsisë shqipe. Pas viteve ’90 është studiuar më shumë, ka qenë pjesë e programit të të gjitha shkollave, por prej 15 vitesh janë bërë një sërë doktoraturash, ose në një bashkësi autorësh, që e krahasojnë me autorë të tjerë brenda letërsisë sonë dhe të huaj.

Unë do të thosha që në krahasim me vlerat që ka brenda edhe jashtë letërsisë shqipe, përmasat edhe vështirësitë teorike praktike të studimit, është koha që vepra e Kadaresë të studiohet me projekte nga institucionet përkatëse.

Bashkim Kuçuku, Studiues

Ndërsa, urimi i studiuesit për këtë datëlindje të Ismail Kadaresë është:Unë i uroj në radhë të parë, jetë sa më të shëndetshme, të kënaqshme edhe sa më të qetë. I uroj që kënaqësitë, dëshirat, qetësia dhe shëndeti i tij të bashkëshoqërohet me  dashamirësin tonë, të të gjithë lexuesve edhe shkrimtarëve, që kanë përjetuar vlerat që ka krijuar për kulturën shqiptare, Ismail Kadare.

I rritur në lagjen “Palorto” të Gjirokastrës, i formuar në Universitetin e Tiranës  dhe më pas në Institutin Letrar të Moskës, shkrimtari i njohur është vlerësuar me disa çmime brenda edhe jashtë vendit. Disa herë ka qenë pretendent për Nobel në letërsi,ndërsa  jeton sot mes Parisit dhe Tiranës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë