I përlotur dhe i rrënuar shpirtërisht, Behar Musta rrëfen për median se si sot shtëpia e tij në fshatin Shkall të Klosit, ku jetojnë 11 familjarë, u përpi nga flakët.

Ndonëse vendi u përfshi nga reshje të dendura shiu, zjarri i dogji katin e dytë të banesës dhe një pjesë të katit të parë, ndërsa ende nuk dihet shkaku i flakëve.

“Nuk ishim në shtëpi. Kur erdhëm, flaka kishte përpirë të gjithë shtëpinë. Fati im që ishte ditë shiu dhe më ndihmoi pak. Komplet kati i dytë dhe gjysma e katit të parë komplet e shkrumbuar. Njerëzit kanë qenë në kat të parë kur ka marrë flakë kati i dytë. Rastësia e një fëmije jashta: “babi babi ka marrë flakë shtëpia”. Shteti dhe zjarrfikësja erdhën në sekonda, gjithë njerëzit na kanë ndihmuar. Në mes të dimrit, janar është, ftohtë. 11 vetë jemi, 11 frymë”,- rrëfeu kryefamiljari.