Në 3 muaj janë regjistruar 87 tentativa të shoferëve dhe pasagjerëve për të korruptuar efektivët e policisë që kanë përfunduar me 87 arrestime.
 
Këto raste janë evidentuar dhe ndëshkuar kryesisht nga ana e Policisë Rrugore, Policisë Kufitare por edhe nga Patrulla e Përgjithshme.
 
Konkretisht 70 raste janë konstatuar nga Policia Rrugore, 16 raste nga Policia Kufitare dhe 1 rast nga Patrulla e Përgjithshme.
 
Nga të arrestuarit 69 drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia Rrugore, pasi kanë tentuar të korruptojnë punonjësin e Policisë Rrugore për t'i shpëtuar masës administrative për shkeljen e konstatuar, kryesisht për mos vendosje të rripit të sigurimit, shpejtësi tej normave të lejuara, drejtim mjeti nën efektet e alkoolit e shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
 
1 pasagjer pasi i ka ofruar lekë punonjësit të Policisë Rrugore për të shmangur masën adminstrative ndaj drejtuesit të mjetit.
 
Si dhe 1 drejtues mjeti është arrestuar nga Patrulla e Përgjithshme
 
16 shtetas janë arrestuar nga Policia Kufitare, ku dy prej tyre janë kapur në kufirin e gjelbër, në tentativë për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme dhe për këtë kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare me qëllim që këta të fundit t'i lejonin për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, si dhe 14 shtetasit e tjerë pasi kishin probleme me afatet e qëndrimit në hapësirën Shengen.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com