Shoqata e Gazetarëve Europianë në Shqipëri: Dënojmë sulmet dhe kërcënimet ndaj botuesit Carlo Bollino, Berisha të flasë me fakte e jo të shpifë

Shoqata e Gazetarëve Europianë në Shqipëri: Dënojmë sulmet dhe kërcënimet ndaj botuesit Carlo Bollino, Berisha të flasë me fakte e jo të shpifë

Carlo Bollino

Shoqata e Gazetarëve Europianë në Shqipëri ka dënuar sulmet dhe kërcënimet ndaj botuesit dhe gazetarit Carlo Bollino që kanë nisur prej javësh nga Sali Berisha e janë pasur nga militantët e tij. Në reagimin e AEJ i bëhet thirrje Berishës të ndalë sulmet dhe gjuhën e urrejtjes ndaj gazetarëve dhe medias, duke nënvizuar se çdo deklaratë e tij duhet të jetë e bazuar në fakte e jo në shpifje dhe akuza personale. 

"Shoqata e Gazetarëve Europianë, seksioni shqiptar, dënon sulmet verbale dhe kërcënimet që i janë bërë botuesit dhe gazetarit Carlo Bollino nga politikanë dhe militantë partiak. AEJ dega Shqipëri, i bën thirrje ish-kryeministrit Sali Berisha dhe politikanëve të tjerë të ruajnë etikën dhe të ndalin sulmet dhe gjuhën e urrejtjes ndaj gazetarëve dhe medias. Kjo gjuhë polarizon shoqërinë dhe mund të sjellë pasoja në jetën e gazetarëve", thuhet në reagim.

Shoqata e Gazetarëve Europianë i quan të papranueshme këto sulme, ndërsa inkurajon çdo media dhe gazetar që mos intimidohen në punën punën e tyre nga politika.

Çdo deklatë duhet të jetë bazuar në fakte dhe jo me shpifje dhe akuza personale që mund të motivojnë dhe shtyjnë militantët që mund të kryejnë akte të dënueshme, kërcënime apo dhe dhunë ndaj gazetarëve. AEJ dega Shqipëri dënon sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave duke i vlerësuar si të papranueshme. AEJ inkurajon çdo media dhe gazetar që mos intimidohen në punën punën e tyre nga politika apo grupe të tjera të interesit", nënvizohet më tej në deklaratën e AEJ.

Fushata e shpifjeve që prej dy javësh po ndërmerr Sali Berisha në konferencat e tij për shtyp kundër gazetarit dhe botuesit Carlo Bollino po banalizon gjithë axhendën e opozitës dhe po prodhon si rezultat të vetëm vënien e gazetarit në shënjestër të militantëve të tij që së fundi, pas sulmeve në rrjetet sociale, e kanë kërcënuar edhe në rrugë. Gazetari Bollino thotë se kërcënimet dhe ofendimet në 2 raste në rrugë vetëm në tri ditët e fundit në qendër të Tiranës, nga persona të panjohur, janë nxitur pikërisht prej përshkallëzimit të sulmit pa bazë të Sali Berishës.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • artur: 07/12/2023 21:19

    Fajin e ka drejtesia qe ka frike ta arestoi hajdutin e vrasesin Sali non grata.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu