Akuzat për shpërdorim detyre, Gjykata liron mjekët e Spitalit të Shkodrës

SHKODËR- Ditën e sotme, Gjykata e rrethit Shkodër ka liruar mjekët e spitalit Rajonal të akuzuar për shpërdorim detyre.

Mjekut Luan Dragusha i është revokuar masa e sigurisë dhe është i lirë nga të gjitha akuzat, ndërsa për të arrestuarit e tjerë Gjykata ka caktuar masën e sigurisë me garanci pasurore.

Disa ditë më parë, policia arrestoi mjekët Përparim Cela dhe Luan Dragusha, ndërsa u shpall në kërkim E.S. Gjithashtu u arrestua edhe infermieri Renato Kepi si dhe farmacistët Karmen Kaculini dhe DH.U, ndërsa në arrest shtëpie u lanë Juliana Zhuri, Amanda Matlija dhe Albana Mehmetaj.

Sipas prokurorisë, personat e më sipërm në kundërshtim me detyrën i kanë kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë materiale të domosdoshme mjekësore për kabinetin e hemodinamikës. Por organi i akuzës thotë se “ky spital nuk ka pasur asnjë mundësi akomodimi dhe resurse njerëzore , mjek etj, të realizonte kaq shumë ndërhyrje sa stenda, e materiale të tjera ka blerë.”

Nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë pasi është pranuar kërkesa e Spitalit Rajonal Shkodër janë zhvilluar procedurat e tenderimit të materialeve mjekësore dhe dokumentacioni përkatës pas shpalljes së fituesit është përcjellë në Spitalin Rajonal Shkodër me qëllim lidhjen e kontratës dhe marrjen e materialeve në dorëzim.

Mbi ngjarjen ka reaguar edhe kreu i Sindikatës së Shëndetësisë, Paolo Kaceri i cilëson të gabuara arrestimet në radhët e bluzave të bardha, ndërsa sqaron se tenderët, për të cilët akuzohen mjekët, bëhen nga Ministria e Shëndetësisë dhe përgjegjësia duhet gjetur pikërisht aty.

Arrestimet janë të gabuara. Tenderat janë kryer nga Ministria e Shëndetësisë dhe aty ta gjejnë. Po arrestohen mjekët sikur të ishin kriminelë, kjo është e pafalshme. Këta janë persona publikë dhe nuk përbëjnë rrezikshmëri. Presim lirimin e të arrestuarve. Këta mjekë nuk kanë bërë asnjë shkelje. I arrestojmë me forca policie në vendin e punës, vijnë me 5 mikrobusa e i marrin këtu, në një kohë kur mund t'i thërrisnin dhe ata shkonin vetë se nuk janë kriminelë. Të gjithë këta janë persona publikë. Ne shpresojmë shumë, sepse duhet të ishin liruar sot, por s'mund të dalim kundër vendimeve të Gjykatës. Nesër presim lirimin e mjekëve. Ne vend që të bëhet bujë për kriminalitetin e rritur, bëjnë bujë për sektorin e shëndetësisë. 

Paolo Kaceri, kreu i Sindikatës së Shëndetësisë

Por ditën e sotme në një artikull të ‘Shqiptarja.com’, janë hedhur hije dyshimi mbi operacionin e fundit të arrestimit të mjekëve. Konstatimet e kontrollit të KLSH në Spitalin e Shkodrës nuk përputhen me ashpërsinë e operacionit dhe pretendimet e organit të akuzës.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, bazuar në shkeljet e konstatuara, ka kallëzuar në Prokurori vetëm ish-drejtorin e Spitalit të Shkodrës, Përparim Çela, si përgjegjës për dëmet e shkaktuara. Ndërsa ka propozuar masë disiplinore me ‘vërejtje’ për 13 punonjës të këtij spitali si dhe shkarkim nga detyra të 7 të tjerëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:23
Mjekët para Gjykatës, i sëmuri nga zemra: Më rrezikohet jeta, nuk marr dot shërbimin

Ndërsa mjekët e spitalit Rajonal të Shkodrës ishin në sallën e Gjykatës për të mësuar vendimin që do të merrej për ta, në sallë të pranishëm ishin edhe pacientë të tyre.  

Jashtë Gjykatës për kamerën e ‘Report Tv’, Andrea Rajka, pacient i sëmurë nga zemra, është shprehur se nga mungesa e mjekëve në spital është e rrezikshme për të dhe për shumë të sëmurë të tjerë.

Unë jam një pacient, vuaj nga zemra. Shkoj dje të vizitohem dhe nuk e gjej tek puna. Shoh këtu të lidhur me pranga. Kjo është politike për mendimin tim. Kam mbi 10 vjet i sëmurë dhe jam shumë i kënaqur nga shërbimi i tyre. Por kjo që u bë sot është shumë politike. Po nuk u mjekova më rrezikohet jeta. Nuk kam mjekim. Ka edhe shumë të tjerë si unë. Nuk marrim dot shërbim.

Andrea Rajta, pacient

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqipe: 22/09/2018 16:32

    A KA EMER KY PROKURORI QE KA NGRIT AKUZEN. TA DIJME KUSH E KA PAGU TE PAKTEN .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë