Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm se brenda muajit maj fillon shpërndarja e kartave të studentit, të cilët fitojnë mbi 40 shërbime të ndryshme
'Mirëmëngjes, dhe me një tjetër angazhim të Paktit për Universitetin në rrugën e përmbushjes, ju uroj një ditë të mbarë', shkruan Rama.
Prezantimi i Kartës së Studentit u bë ditën e djeshme nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe ministrja Besa Shahini.
Me anë të kësaj karte, tashmë studentët do të mund të përfitojnë ulje për rreth 40 shërbime në kryeqytet, mes të cilave transport urban, Bunkar 1 dhe 2, Shtëpinë e Gjetheve, muze, galeritë e Tiranës, teatro, kinema, bare dhe restorante.