Shpërthim baruti te reparti në
Porto Romano, dy të plagosu

Shpërthim baruti te reparti në<br />Porto Romano, dy të plagosu
DURRES-Ditën e sotme rreth orës 15:00, në një repart ushtarak në Porto Romano ka pasur një shpërthim nga i cili dy persona, një ushtarak dhe një punonjës civil i agjencisë së trafikut ajror, Albcontrol janë plagosur lehtë.
 
Rreshteri në Forcën Ajrore i plagosur është Vullnet Myfit Shehaj 46-vjeç, cili është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 
Gjithashtu, gjatë shpërthimit ka mbetur i dëmtuar lehtë edhe punonjësi civil i agjencisë së trafikut ajror, Albcontrol, Emirjan Ndrec Kolndreu 37-vjeç.
 
Sipas policisë, dy punonjësit kanë korrur barin brenda territorit të Repartit Ushtarak dhe më pas i kanë vënë zjarrin për të djegur.
 
Në djegie e barit të korrur ka ndodhur një shpërthim që dyshohet se ka ardhur, pasi ka pasur barut në atë pjesë ku po digjej bari dhe për pasojë janë dëmtuar dy punonjësit.
 
Policia Ushtarake dhe ajo e Shtetit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë verifikimet e nevojshme për nxjerrjen e shkaqeve të shpërthimit
 
 
Ministria e Mbrojtjes
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dëshiron të informojë opinion publik se ditën e sotme datë 22 mars 2017, rreth orës 15:00, në një repart ushtarak në Porto Romano, Durrës, gjatë pastrimit të territorit të repartit ka patur një shpërthim nga i cili është dëmtuar lehtë në dorë dhe këmbë një ushtarak, rreshter në Forcën Ajrore, i cili është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 
Gjithashtu, gjatë shpërthimit ka mbetur i dëmtuar lehtë edhe një punonjës civil i agjencisë së trafikut ajror, Albcontrol.
 
Nga komunikimi i fundit me mjekët, gjendja shëndetësore e të lënduarve paraqitet e qëndrueshme dhe mund të largohen nga spitali pasi kanë pësuar vetëm djegie të lehta.
Policia Ushtarake dhe ajo e Shtetit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë verifikimet e nevojshme për nxjerrjen e shkaqeve të shpërthimit.
Faleminderit!
 
 
Policia Durrës
Më datë 22.03.2017, ora 14:15, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës kanë shkuar për të marrë mjekim shtetasit E. K. 37 vjeç, banues në Tiranë dhe V.Sh. 46 vjeç, banues në Durrës, roje(civilë dhe jo ushtarakë) tek Reparti Ushtarak, në Porto- Romane, Durrës.
 
Shtetasit e mësipërm kanë korrur barin brenda territorit të Repartit Ushtarak dhe më pas i kanë vënë zjarrin për të djegur sasinë e barit të korrur.
 
Në djegie e sipër të barit të korrur ka ndodhur një shpërthim (nuk dihet çfarë ka shpërthyer) dhe për pasojë janë dëmtuar shtetasit e lartpërmendur.
 
Meqenëse ngjarja ka ndodhur brenda territorit të Repartit Ushtarak njoftojmë se veprimet e mëtejshme do të kryhen nga grupi hetimor i Ministrisë së Mbrojtjes.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve