TIRANË - Një sasi eksplozivi është hedhur në një banesë në katin e 9-të të rrugës “Sadik Petrela” në kryeqytet.
Apartamenti ku pak para mesnatës së të dielës shpërtheu një sasi tritoli në ballkon në katin e nëntë në Tiranë frekuentohej nga personazhe të njohur për policinë. Burime bëjnë me dije se në të është parë të hyjë dhe dalë vazhdimisht Bernard Sinomati, vëllai i Sokol Sinomatit, buzëderrit të Vlorës.
Dyshohet se Bernard Sinomati bashkëjetonte me Elena Arzën, e cila e kishte marrë me qira banesën. Grupi hetimor dyshon se në momentin e shpërthimit, të dy kanë qenë brenda, por të jenë larguar menjëherë, dhe pasi kanë kaluar kaq orë, akoma nuk janë gjetur për t'u pyetur.
Brenda apartamentit janë gjetur sende personale dhe dokumente të vëllait të Buzëderrit. Bernard Sinomati dyshohet se ishte shënjestra e atentatit të këtij fillim viti në Vlorë, ku u eliminua me snajper nipi i tij, Gëzim Sinomati, djali i Sokol Sinomatit alias Buzëderri.
Ngjarja ka mbetur e pazbardhur, por dyshimet janë se Bernardi të ketë qenë shënjestër në atë kohë.
Policia e kryeqytetit informoi se rreth orës 23:45, të datës 21.12.2024, është njoftuar Salla Operative se në banesën që jetonte shtetasja Elena Arza, në rrugën “Sadik Petrela” në katin e 9-të, është dëgjuar një zhurmë si shpërthim.
"Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë hapur me forcë derën pasi nuk kishte njëri në banesë dhe kanë konstatuar në ballkonin e kësaj banese, të dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit, që dyshohet se janë dëmtuar nga lëndë plasëse"
Dyshohet se lënda plasëse është hedhur me dron, por banesa rezulton në emër të Albert Thoma, i cili ia ka lëshuar banesën me qira Elena Arzës.
Apartamenti ku pak para mesnatës së të dielës shpërtheu një sasi tritoli në ballkon në katin e nëntë në Tiranë frekuentohej nga personazhe të njohur për policinë. Burime bëjnë me dije se në të është parë të hyjë dhe dalë vazhdimisht Bernard Sinomati, vëllai i Sokol Sinomatit, buzëderrit të Vlorës, sipas raportimeve të gazetarit Sokol Dema.
Dyshohet se Bernard Sinomati bashkëjetonte me Elena Arzën, e cila e kishte marrë me qira banesën. Grupi hetimor dyshon se në momentin e shpërthimit, të dy kanë qenë brenda, por të jenë larguar menjëherë, dhe pasi kanë kaluar kaq orë, akoma nuk janë gjetur për t'u pyetur.
Brenda apartamentit janë gjetur sende personale dhe dokumente të vëllait të Buzëderrit. Bernard Sinomati dyshohet se ishte shënjestra e atentatit të këtij fillim viti në Vlorë, ku u eliminua me snajper nipi i tij, Gëzim Sinomati, djali i Sokol Sinomatit alias Buzëderri.
Ngjarja ka mbetur e pazbardhur, por dyshimet janë se Bernardi të ketë qenë shënjestër në atë kohë.
I paskan ber t marrin trastat te ikin sinomatet spaskan vend ne vlore rekord kunderpergjigje do dalin te humbur ksaj rradhe keq e kan..
PërgjigjuSigurisht qe kan rekord kunderpergjigje se inin, coken dhe dirushin e kan kunder, barben kunder, lon kukuqin e kan kunder, Robin e selenices prap kunder. E kupton se sa kundershtar qe kane vetem ne vlore.
Do ja bejne ballkonin me hije ketij mos te kete me mundesi tmarr ajer Keta qe thone Indrit Sabedini eshte ai qe hengri tritolin ne Skene se spiunonte cunat tek Doqja edhe vk eshte e heqin me sekonda se nuk eshte nga ata qe levizin fort tip vk .Me ore pune jane gjysmat aty . Kane lek goxha se kane vjedh mall i kane qir rropt po kane armiqt e dynjas . Ini nuk hiqet kolllaj kalon me 3-4 makina blindi . Cipuri kush ja njef surratin ne Vlore e Durrs rri . Sinomatet nuk ua fal burrelsi qe i kane vjedh mallin edhe u vrau djalin . Dite te nxehta ka Vlora mos tju genjej dimri
PërgjigjuPer cilin burrels e ke fjalen
Kush eshte burrelsi qe I kan vjedh mallin ne belgjike? Me sa di un sinomatet e doqja problemet i kishin me faqedjegurin e tani me inin
Ti dinke me shum gjera se sa komplet komisarjati vlores hahahahaha kush qenka ky burrels kaq i fort
Labi Indriti esh ai qe ja shpun ne skel para ca kohesh
PërgjigjuPo jo o vlla nuk besoj se sinomatet komandohen nga ai
Keshu esh kur shteti i le si mbledhe njeher e mire po le ne xhiro keta mostra. Doli Indriti dhe beri nteiga te qellonin nje djal qe ska lidhje para pak ditesh ne çole! Kush mbajti pergjejsi? Trapat buzdera u perdoren na Indriti qe ka mllefet e ti. Mbajeni vallen e botes o Sinomater budallenj
PërgjigjuKush eshte indriti vlla?
Duhet ber ligj kush kapet me lende eksplozive duhet te denohet per terrorizem me burgim te perjetshem e formes se prere se kjo lloj egersire qe jeton ne kete vend nuk mblidhet ndryshe
Përgjigju