Beatrix Ramosaj ka qenë protagonistja e mediave rozë javëve të fundit falë të lidhjes së saj me aktorin, Donald Veshaj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

E gjykuar nga ndjekësit si vajza që ia ‘rrëmbeu’ ish të dashurin moderatores, Bora Zemani, të cilës i kishte komentuar në një fotografi të postuar me Donaldin, para hyrjes në shtëpi Ramosaj ka qëne dhe është mjaft e komentuar si banore e BBV.

Ditën e sotme,  këngëtarja në një bisedë me disa nga banorët ka ndarë një moment prekës të jetës së saj për humbjen e babait dhe sa

“Jon kon hallat e më than mu hajde po shkojmë në shtëpi e unë jo i thash, doja të rrija me të. Më pas nga ora 1:26 ka ndërruar jetë në krahët e mia, nuk di se ku e gjeta forcën…Nuk e imagjinoj dot si do kishte qenë, e mendoj shpesh them po të ishte gjallë çfarë muhabetesh do bënim. E mendoj që do bënim shumë shaka siç kam berë dhe kur isha e vogël”, u shpreh Beatrix.