Shpërthimi në Zubin-Potok/ Kikia: Serbia po përdor armët e fundit! Etjen Xhafaj: Gara e armatimit nuk është zgjidhje! Çollaku: Harrojeni se Beogradi do njohë Kosovën

TIRANË - Sulmi në Zubin-Potok ku pati një shpërthim në infrastrukturën kritike të Kosovës, ka ngritur alarmin në rajon për acarimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, pasi ka dyshime të forta nga qeveria e Prishtinës se pas këtij akti terrorist është qeveria e Beogradit. Në ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ pati debate këtë mbrëmje me të ftuarit.

Mentor Kikia vë në dukje se Serbia, me gjithë përpjekjet për destabilizim dhe lobimin kundër njohjes së Kosovës, po përdor "armët e fundit". Ai sugjeron se aktet terroriste, edhe nëse nuk janë të lidhura direkt me qeverinë serbe, mund të jenë të sponsorizuara nga krimi i organizuar me mbështetjen e Beogradit.

'Me gjithë lobimin për të penguar njohjen e Kosovës. Me gjithë përpjekjen për destabilizim. Vjen një moment kur realitetin e pranon. Po i drejtohet armëve të fundit. Edhe nëse akti terrorist nuk mban vulën e qeverisë, janë mekanizma të botës së krimit, që qeveria serbe i sponsorizon.'

Etjen Xhafaj thekson se gara për armatime mes vendeve të vogla nuk është zgjidhje dhe se zhvillimi ekonomik dhe diplomatik duhet të jenë prioritet për shqiptarët. Ai argumenton se investimi në sigurinë kolektive, përmes institucioneve si NATO, është mënyra për të garantuar stabilitetin.

'Alternativa tjetër, që nëse armatoset Serbia të shpenzojmë dhe ne po aq, nuk na nxjerr të fituar. Dëmtohemi ekonomikisht. Sepse do dalin jashtë përdorimit, si bunkerët. Sepse sfida e vërtetë nuk është sfidë për shqiptarë që fitohet me armë. Luftohet dhe fitohet me diplomaci dhe ekonomi. Ajo që bën Serbia është politika e Marshallit Tito e shtrirë në kohë. Nga përfitimet apo humbjet konkrete nuk ka qenë e suksesshme. Sfida e shqiptarëve është zhvillimi që duhet të na afrojë me BE-në. Gara e armatimeve nuk fitohet  nga vende të vogla. Luksemburgu nuk do ia dilte dot nëse do kishte konflikte me fqinjët. Kjo është arsyeja që u krijua NATO, që siguria është e përbashkët.'

Kreshnik Çollaku thekson skepticizmin për njohjen e Kosovës nga Serbia, duke sugjeruar se Serbia aktuale nuk do të pranojë një Kosovë të lirë dhe të pacenuar. Ai kritikon optimizmin e bazuar në dialogun e BE-së dhe shpreh shqetësimin për imponimin e mundshëm të zgjidhjeve nga faktori ndërkombëtar.

'Nuk mund të tregohemi romantik me atë që kemi afër. Një ndër vatrat është konflikti Serbi-Kosovë. Zgjidhja që kemi ushqyer në mënyrë pozitiviste, përmes dialogut ku u investua BE-ja do arrinim qëllimin që Serbia do njohi Kosovën dhe të dy në BE. Serbia siç është sot kurrë nuk do e njohi Kosovën. Serbia siç është sot Kosova e lirë dhe e pavarur, nuk do e njohë kurrë. Perëndimi shpreson përmes asosacionit të komunave, përmes një lloj federalizimi, ose përmes ndarjes. Ne që të pretendojmë se do njihet Kosova e pacenuar, nuk ka për ta njohur. Serbia nuk drejton veç veten, bën dhe interesa të tjera. Nuk na mjafton të themi një ditë do mbërrijë. Duhet të flasim me partnerët. Mund të kemi një situatë ku imponohet Kosova me forcë. Çfarë do ndodh, faktori shqiptar do e pranojë?'

Këto pikëpamje reflektojnë shqetësime mbi stabilitetin rajonal dhe sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm politik dhe ekonomik në Ballkan.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet

SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet