Gjithçka që ndodhi ndaj ekipit tonë futbollistik kombëtar në Beograd, që kulmoi me dhunën e ushtruar ndaj tij në Stadiumin ’Partizani’ të këtij qyteti, pala shqiptare dhe ajo serbe vazhdojnë ta komentojnë në mënyra të ndryshme, duke justifikuar secila pozicionin e vet për atë tollovi të paprecedent në aktivitetet sportive evropiane gjatë 30 viteve të fundit. Kështu, Krerët e FIFA dhe UEFA, krahas deklaratave të tyre për habinë dhe keqardhjen që ua shkaktuan episodet e rënda, të cilat imponuan ndërprerjen e asaj ndeshjeje, gjithashtu kanë sugjeruar hetim të imët të tyre, deri në marrjen e një vendimi. Ndërsa, nga kanceleritë e Bashkimit Evropian ushton thirrja për të mos ngatërruar aktivitete të tilla të dobishme me politikën e qeverive dhe shteteve përkatëse.
Pra, gjithçka ndodhi në mbrëmjen e vonë të së martës së kësaj jave e shtriu jehonën cëmbisëse përtej kufijve të Shqipërisë dhe Serbisë, madje edhe hapësirave të krejt Ballkanit Perëndimor, për t’u shënuar si një shprehje shqetësuese e ekstremizmit nacionalist ekskluziv, me të cilin grupe të caktuara shoqërore ende ushqehen nga rrënjë historike të kalbura, duke vënë në rrezik edhe stabilitetin e paqes dhe përparimin e këtij Rajoni.
Njëkohësisht, duke diktuar edhe një herë me zë të lartë nevojën për t’u marrë seriozisht, veç të tjerash, edhe me krizën e moralit dhe të hipokrizisë, që ngrenë krye në vendet e Gadishullit tonë.
Këto principe dhe vlera, me në krye respektimin e dinjitetit të njeriut, lirinë, demokracinë, barazinë, shtetin e së drejtës dhe mbrojtjen ndërkombëtarisht të të drejtave të njeriut, për Perëndimin - përkatësisht Evropën - janë vërtet produkt i një procesi të gjatë historik dhe janë pranuar si prezantim i qëllimeve themelore drejt përparimit. Epokat e Reformimit, Kundër – reformimit, Iluminizmit etj, u bënë diçka e besueshme dhe me të cilat e shkuara identifikohet.
Gjatë shtatë dhjetëvjeçarëve të fundit, ato janë pritur ngrohtë dhe në marrëdhëniet globale, por fakti që në disa vende brendapërbrende Kontinentit të vjetër, siç janë ato të Ballkanit Perëndimor, nuk janë realizuar gjithmonë dhe intensivisht, përplasja me vlera të tjera ka shkaktuar konflikte, që me sa duket nuk janë kapërcyer një herë e mirë. Me këtë nuk kuptohet ekzistenca e vendeve tona në sens gjeografik, përkundrazi bëhet fjalë për hapësira mentale, të cilat lidhen me paraqitje të caktuara apo të ndryshme vlerash. Dihet dhe është provuar qartë, se strukturat mentale dhe mënyrat e të menduarit diku ndryshohen më shpejt dhe diku gjetkë më ngadalë.
Mirëpo, a përbën kjo rrezikun për të mos u pranuar në Bashkimin Evropian? Për fqinjët e Shteteve Anëtare të tij, që dëshirojnë me ngulm të përfshihen në Union, fjalët e Robert Shumanit gjatë ceremonisë së themelimit të Këshillit të Evropës më 1949 tingëllojnë mjaft joshëse: ”Është e domosdoshme që secili të jetë plotësisht i bindur, se ne kemi nevojë për njëri – tjetrin, pavarësisht pozicionit dhe fuqisë që kemi”. Në këtë kuptim, pas pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë më 2007 – n dhe Kroacisë 5 vite më vonë, ideja e një politike të bashkuar edhe me shtetet e tjera ballkanike do të mbështetej në Bruksel nga të tërë aktorët politikë dhe nga pothuajse i gjithë opinioni publik.
Ata faktorë dhe ai opinion, tashmë e kanë të qartë që perspektiva e Bashkimit Evropian, si motor dhe motiv i rëndësishëm për zhvillimet pozitive në rajonin tonë, njëkohësisht do t’ua vështirësojë çdo ditë e më shumë deri në pamundësi partive nacionaliste dhe grupeve shoqërore ekstremiste destabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor dhe cenimin e paqes në hapësirat të tij.
Vendet në Ballkanin Perëndimor nuk mund të jetojnë të ndara nga pjesa tjetër e Evropës dhe as nga njëra – tjetra. Madje, në vend të shtyrjes së kufijve në Ballkan, tashmë duket gjithnjë e më e afërt heqja e tyre – nëpërmjet anëtarësimit të plotë në Union brenda pak viteve. Pas akordimit të statusit të Shtetit Kandidat për në BE të Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë, një hap i madh në këtë rrugëtim në përbashkët përbën edhe organizimi dhe zhvillimi i Samitit të Berlinit më 28 Gusht, plot 100 vjet pas fillimit të Luftës së parë Botërore. Në këtë event të rëndësishëm, që u quajt edhe Konferenca e Parë Ballkanike u përcaktua dukshëm, qartësisht, një plan i harmonizuar mirëqeverisjeje, investimesh dhe tregtie gjatë 2014 – 2018, për një progres të vërtetë në vendet e Rajonit tonë.
Në kuadër të këtij plani do të fillojë të forcohet natyrshëm edhe bashkëpunimi midis këtyre vendeve, çka nuk mund të justifikojë për asnjë grimë deklaratën e fundit të Kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç, nëpërmjet së cilës ai shfrehte pasione të kultivuara nacionaliste dhe insinuonte që përgjegjësia e asaj çka ndodhi në stadiumin ’Partizani’ i takokërka Palës tjetër, që synokërka destabilizimin e Rajonit(?!). Të mos harrojmë që Beogradi është një qytet, elita e të cilit mbetet ende e përçarë. Në njërën anë, njerëz të hapur ndaj botës, që vihen në shërbim të të drejtave të njerëzve dhe minoriteteve (etnike, fetare, gjinore); në anën tjetër, jo të paktë janë ata që e interpretojnë pluralizmin, tolerancën, sekularizmin etj si një sulm frontal kundër komunitetit të tyre, duke dëshiruar që të mënjanohet me çdo çmim lidhja me Perëndimin dhe me vende fqinje të Rajonit, të cilat e aspirojnë këtë lidhje.
Ndërkohë, pavarësisht asaj që ndodhi gjatë mbrëmjes së vonë të së martës, Kryeministri shqiptar, Edi Rama la të kuptohet në deklaratat e veta të matura, se ai nuk do ta suprimojë nga axhendat e veta vizitën zyrtare së afërmi në Beograd, një vizitë e tillë e para pas afro gjysmë shekulli. Dhe, ata që, duke marrë shkas nga ngjarja e fundit me jehonë ndërkombëtare, ngrenë gishtin dhe dalin nëpër ekrane për të klithur sot dhe nesër kundër kësaj vizite, nuk janë apo nuk mund të përfaqësojnë edhe vetë fragmente të ekstremizmit nacionalist ballkanik, pa të ardhme.
Pa atë të ardhme, që na imponon të diskutojmë krahas dallimeve tona në fushën e kulturës, edhe të përbashkëtat midis vendeve të Rajonit, dhe midis këtyre të fundit dhe shtaeteve Anëtare të BE. Pra, krahas kritereve të Kopenhagenit, të kuptojmë edhe çfarë janë vlerat ’Perëndimore’, të cilave u detyrohet Bashkimi Evropian, për të qëndruar si një komunitet i zgjeruar, i plotë, i qëndrueshëm dhe i zhvilluar.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 16 Tetor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com