Shpresat e Lulzim Bashës tek racistët e Holandës!

Shpresat e Lulzim Bashës tek racistët e Holandës!

Lulzim Basha

Në Parlamentin e Holandës një politikane raciste, Madeleine Van Toorenburg, mikeshë e Lulzim Bashës, ka fituar një debat politik kundër shqiptarëve, por nuk ka fituar asnjë betejë për t’u hequr vizat shqiptarëve. Një kërkesë e një partie populiste kundër emigrantëve, e depozituar prej vitit 2017, e shqetësuar gjoja nga disa banda shqiptarësh në Holandë, ka marrë mbështetje në Parlament, duke lidhur platformën e tyre populiste me vizat për shqiptarët.

Qeveria e Holandës ka pasur plot argumente kundër kësaj fryme raciste të populistëve në Parlament, por ata kanë triumfuar falë dhe parëndësisë politike të këtij mocioni.

Tani i vetmi lajm real është se politikanët racistë të Holandës i shikojnë shqiptarët si specie të dobishme për të ndezur gjakrat brenda në Holandës, që ata të fitojnë më shumë pikë. Disa prej këtyre shqiptarëve dhe e meritojnë sulmin e tyre, se janë vërtet njerëz të botës së drogës dhe krimit.

Por asgjë më shumë nuk do të ndodhë se kaq. Holanda nuk vendos dot e vetme për fatin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve, dhe mocioni i Parlametit do të mbetet thjeshtë një fitore e populistëve antiemigrantë të Holandës.

Debati real është hareja me të cilën opozitarët shqiptarë e kanë pritur këtë lajm. Rasti i Lulzim Bashës, është një rast tipik i frustrimit që ka një ish emigrant nga racistët e vendit ku vendoset të jetojë, dhe adhurimi që ka për ta, kundër emigrantëve të tjerë, që nuk ja kanë kanë dalë akoma të integrohen.

Për një moment të duket, se racistët holandezë, kanë më shumë aleatë në politikën shqiptare se sa në qeverinë apo shoqërinë holandeze.

Është e dyta herë brenda një viti, që opozita jonë shpreson më shumë tek racizmi i shtuar në Europë se sa tek idetë e saj politike.

Një vit më parë, kur Shqipëria mori 20 emigrantë nga Eritrea që kishin mbetur në brigjet italiane, për shkak të politikës raciste të Salvinit, opozita jonë ju vërsul qeverisë, duke u bërë më raciste se dhe vetë Salvini.

Ky është rasti i dytë kur opozita jonë i vërsulet qeverisë po për shkak të racistëve holandezë. Meqë racistët holandezë, mendojnë se nuk i duan shqiptarët në Holandë, opozita jonë mendon se ata, shqiptarët e këqinj të Holandës, janë të qeverisë dhe për këtë kjo duhet të mbajë përgjegjësi.

Është e vërtetë se disa emigrantë shqiptarë në Holandë mund të jenë kriminelë apo gangsterë, por Holanda është një vend me shtet të fortë ligjor, dhe nuk mund të mundet nga disa banditë shqiptarë. Ata thjeshtë do përfundojnë para drejtësisë.

Mendoj se Shqipëria ka më shumë faj për ndonjë emigrant shqiptar të kthyer nga Holanda dhe të pandëshkuar në Shqipëri, se sa për ata që janë aty. Lulzim Basha ish emigrant shqiptar në Holandë, me familje të natyralizuar holandeze, i ka shpëtuar drejtësisë dy herë në Shqipëri, një here pasi u akuzua për 220 milionë dollarë nga prokuroria dhe një herë që nuk u akuzua për vrasjen e katër demonstruesve. Po të ishte në Holandë do ishte dënuar për këto krime, por qëlloi emigrant me fat, se u kthye në Shqipëri.

Van Torrenburg një politikane populiste holandeze, që ka punuar në UNMIK në Kosovë, aty ku ka punuar dhe Basha në vitet 2000, është thjeshtë një lobiste e nxitur nga Lulzim Basha, e cila shpreson të ndezë racistët holandezë duke tundur flamurin e kuq të shqiptarëve dhe t’i bëjë një nder mikut të saj Lulzim Basha, duke i ngritur “kartonin e kuq” vizave të shqiptarëve në Holandë.

Kjo e gjitha tregon më shumë dëshpërimin e ish emigrantit Lulzim Basha dhe mungesën e ideve të tij për të bërë opozitë, se sa ndonjë problem të shqiptarëve në Holandë. Ai thjeshtë mendon se çdo punë bëhet duke paguar dikë të flasë pro tij. Në këtë rast dhe kundër shqiptarëve.

Por nëse Holandës mund t’i vijë ndonjë herë ndonjë rrezik nga emigrantët shqiptarë atje, do t’i vijë më shumë nga  paratë e pista të korrupsionit të fituara në Shqipëri nga emigranti Lulzim Basha dhe familja e tij që shpresojnë t’i investojnë në Holandë, se sa paratë e pista të disa banditëve shqiptarë në Holandë, që shpresojnë që të investohen në Shqipëri. Këto të fundit janë më pak./ TEMA

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liu të QIU: 20/04/2019 15:24

    Ore kta kok pa larët të mbushur me morra mir ju a bën lul shal ngjitmi. Kta s'kan buk të han e meren me shal ngjit kriminel hajdut lulin. Që ka vetëm me një të rame të vetme 220 miljon euro. E moracakët analfabet i shkojn nga mbrapa e bëjn dhe burg për kriminelin hajdut shal ngjit. Mere me men të vi ky në Qeveri se çfar i bën Shqipris . Këta moracakët analfabet do vihen në krye të Administratës. E pastaj fantomasi blendi qeros fejziu kopili do lavdëroi këta analfabetët pa shkoll. E shukulluku do jet analist bote sëbashku me vemje si andi bushati klysh qeni i partis komoniste Shqiptare. E ylli rakipi do gëzohet pa mas se do mari prap miljona euro nga taksapaguasit e farfër Shqiptar. E xen sy peshkaqeni do i njëqindmifishoi eurot e ato të vjedhurat do i legalizoi. O Z O T ku je që si mer ti heqësh kto lloi nevojtoresh që qelben era KËRM.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 16/04/2019 22:40

    O Bashe Kina ta befte ate qe te ka bere nena

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan