Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri pas ceremonisë së nisjes të punimeve për rindërtimin e Komisariatit nr. 6, në Kombinat u ndal në një prononcim për mediat ku theksoi se Shqipëria e së ardhmes vjen përmes infrastrukturës moderne.
“Ndoshta ju nuk jeni në dijeni, por deri dje Komisariati nr.6 ndoshta ka qenë komisariati i vetëm në Tiranë jashtë çdo kushti, qoftë për shërbimin ndaj qytetarëve, qoftë për punën e përditshme të punonjësve të Policisë. Nga sot fillojmë punën për komisariatin e ri të Kombinatit e të gjithë Njësisë nr.6 në fakt, gjithashtu përfshirë zonat përreth në Tiranën e madhe tashmë – nga Ndroqi deri në Vorë, përfshirë këtë të fundit”, tha Tahiri.
“Është një investim i qeverisë shqiptare prej rreth 2 milion dollarësh, duke ndërtuar një godinë moderne me të gjitha standardet europiane për Policinë e kësaj zone, e cila u shërben më shumë se 150 mijë banorëve në fakt. Bëhet fjalë për një godinë ku do ketë dhoma të veçanta shoqërimi me të gjitha kushtet, për të respektuar të drejtat e njeriut qoftë për fëmijët apo gratë. Një hapësirë shërbimi mjaft moderne për qytetarët”, bëri me dije ai.
“Policia deri dje ishte e braktisur. Sot është në qendër të vëmendjes sonë, me më shumë infrastrukturë, më shumë mundësi, burime njerëzore më të mira, me më shumë trajnime e shkollë, më shumë kapacitet për t’u shërbyer qytetarëve. Kjo është përplasja e së djeshmes me të sotmen. Por sot kjo është edhe përplasja mes Shqipërisë së llafeve dhe Shqipërisë së punës. Shqipëria e llafeve vazhdon punën e vet dhe me shumë gjasë gjen nga një gjë për të akuzuar ditë për ditë. Shqipëria e punës është kjo dhe ajo që po bëjmë ditë për ditë për të mbështetur Policinë dhe për t’u shërbyer më mirë qytetarëve”, vijoi ministri Tahiri.
Ministri Tahiri duke folur për grabitjen në Rinas u shpreh se, mediat bëjnë zhurmë vetë kur ka ngjarje të rënda, por harrojnë të përgëzojnë policinë kur kapen autorët.
“Mua më rezulton që ditë të shënuar janë vetëm atëherë kur ndodhin ngjarjet. Ditë të shënuara për ju nuk janë atëherë kur zbardhen. Bëni zhurma shumë të mëdha atëherë kur ndodhin ngjarjet. Por nuk kam dëgjuar të falënderoni Policinë atëherë kur i zbardh ngjarjet. Mua më rezulton që, Policia e Shtetit ka zbardhur disa ngjarje të vështira, grabitje dhe vjedhje bankash. Dhe më rezulton gjithashtu që po bëhet një punë e shkëlqyer, hetimet po ecin përpara. Bëni durim. Ju falenderoj që prisni prej nesh që ngjarjet t’i zgjidhim brenda orës apo brenda ditëve. Ky standard është shenjë besimi për ne. Në asnjë vend të botës nuk pritet që ngjarjet të zbardhen brenda orës apo brenda ditëve. Gjithsesi ne besimin tuaj e marrim si inkurajimin më të mirë për të bërë sa më shumë punë dhe për të çuar përpara hetimet. Bëni durim. Rezultatet do vijnë”, garantojë Tahiri.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com