Shqipëria, shteti i parë në Evropë
që përfiton nga trajtimi i ri për kancerin metastatik të gjirit

Shqipëria, shteti i parë në Evropë<br />që përfiton nga trajtimi i ri për kancerin metastatik të gjirit
TIRANË – Shqipëria është një nga shtetet e para në Evropë, duke ndjekur Shtetet e Bashkuara për trajtimin e ri që do t’i bëhet sëmundjes së kancerit metastatik të gjirit.

Nëpërmjet këtij trajtimi, për secilin pacient do të përdoret një terapi e caktuar dhe do të quhet ndryshe si terapi e personalizuar, në mënyrë të tillë që të luftohet sëmundja, duke zgjatur mbijetesën e pacientit, me 20 muaj më shumë.

Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm te gratë në Shqipëri. Ai është shkaku i vdekshmërisë nga kanceri në vend, ndërkohë që numri i rastëve të reja të diagnostifikuar me kancer gjiri është 450 në vit.

Kryetari i Shërbimit të Onkologjisë në Spitalin Nënë Tereza, Agim Sallaku tha se “përveç zbulimit të hershëm që ndikon mbi reduktimin e vdekshmërisë nga kanceri I gjirit, një rëndësi e veçantë i duhet kushtuar diagnozës dhe trajtimit të duhur të kancerit të gjirit të hershëm dhe të avancuar. Për pacientët me kancer metastatik të gjirit, nëpërmjet këtij trajtimi, qëllimi është zgjatja e mbijetesës, reduktimi i simptomave dhe komplikacioneve të shoqëruara me tumor, duke lejuar pacient të jetojnë një jetë normale”.

I pranishëm në konferencë ishte gjithashtu edhe doktori nga Italia, Dr. Luca Malorni nga Departamenti i Onkologjisë “Sandro Pitigliani” në spitalin e Patros “Santo Stefano”. Dr. Malorni foli për terapinë e re dhe qëllimet e trajtimit për gratë me kancer metastatik të gjirit.

Ai tha se “trajtimet aktuale kanë kufizime, duke përfshirë rezistencën në zhvillim dhe toksinat që kanë një ndikim negativ në cilësinë e jetës së pacientit. Bazuar te një mekanizëm i ri në veprim, trajtimi i ri përmirëson reagimin e këtyre pacientëve, me efekte anësore shumë më të menaxhueshme. Kjo reflektohet në mbijetesën më të gjatë të pacientëve dhe në cilësi jete më të mirë”.

Nga ana e saj, Dhurata Koroveshi Tarifa, nga Departamenti i Onkologjisë, vlerësoi mundësitë aktuale për trajtim në Shqipëri. “Aktualisht, pas 30 vitesh përvojë në trajtimin sistematik në Shqipëri, mund të themi se trajtimi ka kapur standarde bashkëkohore. Megjithatë ka ende sfida që duhen trajtuar. Ne duhet të përmirësojmë kontrollin e zhvillimit të tumorit, të vonojmë avancimin e tij dhe të zgjatim mbijetesën, ndërkohë që mbrojmë cilësinë e jetës së këtyre pacientëve”, u shpreh ajo. Trajtimi i ri, për të luftuar këtë sëmundje përmban një kosto paska të konsiderueshmë për qytetarët. /ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar