Shqipëria dhe Kosova kaq zemërgjerë me Lulzim Bashën

Shqipëria dhe Kosova kaq zemërgjerë me Lulzim Bashën

Shqiptari Lulzim Basha duhet të jetë nga ata që sa herë të flasë për Kosovën e Shqipërinë të përulet me një nderim e respekt të jashtëzakonshëm. Shumëfish më të madh se çdo shqiptar i Kosovës dhe Shqipërisë. Sa zemërgjëra janë treguar këto troje me Lulzim Bashën, këtë ai duhet ta dijë mirë. Ende pa përfunduar studimet, ende pa u diplomuar, merr një nga postet më të rëndësishme pranë strukturave të Tribunalit të Hagës që po investigonte për krimet e luftës të kryera në ato anë. Bëhet veshi, syri dhe goja në shqip e anglisht i njerëzve që kërkonin të vërtetën. Cili i ri do ta kishte këtë fat pa patur ende një diplomë në CV? Akoma është mister kjo çudi e Mr. Lulzim Bashës, siç bëhen përditë mistere deklarata, veprime e dëshmi rreth tij.

Z.Lulzim Basha duhet të jetë shumëfish i nderuar se nisi një superkarrierë edhe në Shqipëri. Ende pa pasur një diplomë u projektua në lidershipin e partisë kryesore të djathtë, duke marrë postet më të larta deri në çelësat e mësuesit shpirtëror të tij, zotit Sali.

Tirana është kaq shumë zemërgjerë me z. Lulzim Basha, pasi një rrogëtar partie apo institucionesh (qoftë dhe ndërkombëtare) e bëri pronar jo të një apartamenti, por plot dy katesh të tëra të një pallati në zemër të Tiranës. Le të pyesë e të informohet çdo shqiptar i Kosovës dhe i Shqipërisë nëse ndonjë prej shefave të Lulzim Bashës në Tribunalin e Hagës, në Holandë, ka një pasuri të tillë të paluejtshme në vendet ku jetojnë e nga vijnë. Le të interesohet kushdo se sa fat me pasuritë dhe postet politike është ndonjë nga shefat e Hagës, të cilëve Basha iu ishte vartës, për të kuptuar zëmergjerësinë e pafundme që Shqipëria e Kosova ka me këtë individ.

Le të informohet çdo shqiptar që njeh pak matematikë se si mund të dalë llogaria që të kesh luksin të braktisësh sarajet pranë Stadiumit Kombëtar e të qëndrosh “falas”, me qira a si pronar në vila oligarkësh në periferi të kryeqytetit. Jo vetëm kaq, por të blesh apo të marrësh me qira edhe në bregdet përsëri vila që të gjithë njohim mirë çmimet dhe vlerat e tregut të çmendur imobiliar në Shqipëri. E ka këtë luks ndonjë titullar në Tribunalin e Hagës, me rroga shumëfish më të larta se Mr. Basha? Dhe kjo është vetëm ajo që duket. Maja e një ajsbergu që vetëm një shtet i vërtetë do ta zbulonte se nga ushqehej.

Llogaritë nuk dalin me z. Basha sido që t’i bëjmë ato e me gjithë tolerancën që duam të tregojmë ndaj tij. Cilat janë faturat që ai paguan për të pasur këtë zemërgjerësi? Kujt ja paguan shërbimet e tij? Eshtë ndezur një debat që do të shuhet edhe si shumë të tjerë: e ka zhdukur apo jo z Basha kasetën e masakrave në Kosovë? Nuk e dimë. Një superinvestigim e një supershtet që ende nuk e kemi, do të duhej ta bënte këtë. Deri tani po dëgjojmë dëshmitarë që ja kanë dhënë këtë kasetë, që e kanë parë në vendgjarje e si protagonist i pasluftës në Kosovë. Z. Basha ishte aty, në krah të investiguesve ndërkombëtarë: Syri, veshi, goja e tyre në shqip dhe anglisht. Nuk e dimë nëse ka qenë dhe dora e dikujt aty. Shqipëria dhe Kosova duhet ta tregojnë: pse kjo zemërgjërësi me këtë individ?

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pelioni: 20/11/2020 20:04

    Kjo puna e lulushit në Kosovë,për të thënë qartë e prerë se ç'ka bërë e më se është marrë e si u bë milioner në moshën 25 vjeçare,ka vetëm një përgjigje,Lulushi në ato struktura ka qenë agjent i Serbisë,dhe ka furnizuar Serbinë me gjithçka për UÇK,dhe në anën tjetër ka zhdukura provat e genocidit serb mbi shqiptarët e Kosovës,.Këtë punë Serbi e paguante me Flori,dhe Lulushi i mori,mandej për punë të mirë SB e katapultoi në qeveri,bashki,parti,pasi Luli sipas porosisë të tij i shërbeu me devocion,atdheut të gruas të Saliut,kjo është e gjitha,ky është Lulushi,kjo është kupola e pd-së.

    Përgjigju
  • O tej: 20/11/2020 17:54

    Kosova dhe Shqipnia duhet me i ba nje mut te madh Lulezum Bashes

    Përgjigju
  • Lezhjani: 20/11/2020 14:31

    Zoti Ferit!me Lulzim Bashen dalin llogarite!e para minister I infrastuktures volli 270 milion euro dhe rruga kombit akoma nuk ka perfunduar!e dyta minister I Jashtem shiti detin! e treta minister I Brenshem vrau 4 fukarej me duar ne xhepa dhe pa para!e katerta u bo kryetar Bashkie me vota te vjedhur a qe u pa boterisht,zoti Ferit,o bo kryetar Bashkie ,gjoja pare qe boni ne Bashki organizoj policin Bashkiake per ti ndaluar komunitetin rom per mos mbledhjen e kanaqeve neper kazanat e rruugeve per nje cope buke,nuk po permend mo se ka shum gjona qe ka bo ky hajdut o Ferit.Edi Rama mund te kete shum me teper se ky por nuk po I dalin gjo sheshit si ketij hajduti,Edi nuk ka vrare nuk si ky miku yt Basha.PDja ka edhe figura te tjera per te qene kryetar partie jo nje hajdut,vrases etjer.

    Përgjigju
  • Ferit: 20/11/2020 13:19

    Mire per Lulin sdalin llogarite, po per Edin u dalin? U dalin me mire llogarite dhe hesapet me shokun Rama.

    Përgjigju
    • maqo: 20/11/2020 13:48

      Ferit djali nuk pengon njeri asnjerin te beje llogarite edhe te shokut Rama. Ja kemi bere dhe nuk na dalin si te Lulit ngado qe ti rrotullosh. Largqofte te kishte Zaho apo Gregu para e pasuri si Argita Luli Dhendrri e Zeni cdo te ndodhte. Ramen edhe ta varesh nuk nxjerr 1 te 1000 e pasurive te ketyre qelbesirave te Saliut. Beji llogarite dhe mu pergjigj [email protected]

  • loni: 20/11/2020 10:11

    sepse ishte hajnia e Sali Berishes per te zhdukur kaseten qe ndihmonte UCK. Duhet me e pas te qart ju ne Shqiperi qe Berisha e ka vene kete dobic aty

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!