Shqipëria e Serbia kandidate për organizimin e EURO U-21, Prodani në Report Tv: Interes dhe servilizëm i Armand Dukës, veprim i gabuar

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani ka komentuar në Report Tv kandidaturën e Shqipërisë dhe Serbisë për të zhvilluar së bashku Kampionatin Europian U-21 në vitin 2027. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Prodani e cilëson një veprim të gabuar të FSHF-së, duke thënë se nuk kanë marrë parasysh sentimentin e gjysmës së popullit shqiptar, atij të Kosovës.

Sipas Prodanit, është një vendim i nxituar dhe i pakonsultuar i presidentit të FSHF, Armand Duka. Po ashtu Prodani, këtë kandidaturë e sheh si një interes të Dukës ose servilizëm.

“Veprim i gabuar, nuk merr parasysh sentimentin e gjysmës së popullit shqiptar. Futbolli është politik, nëse s’do ishte politik, përse nuk ishte Rusia në europian. Kombëtarja jonë është më shumë se një skuadër, përfaqëson disa çështje që janë përtej sportit, unitetin tonë kombëtar. Vendim i nxituar i FSHF.

Federate serbe ka lobime shumë të forta në UEFA, kjo e tregoi edhe rasti i ndeshjes sonë në Beograd, kur ndeshjen e mori Serbia. U bë presion i frikshëm. E shoh si interes të momentit të Dukës, ose servilizëm i tij ndaj tyre. Ai është i shkëputur nga realiteti, në një krizë të caktuar personale. Nuk e di arsyen përse e bën, ai ka gabuar dhe duhet të mbajë së paku në kurriz pasojat e këtij gabimi, kuptohet pasojat morale. Veprim që mund të shkaktojë dëme të pariparueshme”, tha Prodani në Report Tv.

Po ashtu, Prodani u ndal edhe në reagimet kundër kësaj kandidature

“Nuk mendon kështu gjysma e popullit shqiptar, është shprehur kundër kapiteni historik i kombëtares, Lorik Cana”, tha Prodani në Report Tv.

Po ashtu, kundër këtij bashkëorganizimi Shqipëri-serbi për Kampionatin Europian U21 shprehet edhe gazetari sportiv Kristo Seitllari.

“Thuajse zyrtare që Shqipëria dhe Serbia do jenë bashkë në organizimin Kampionatit Europian U21. Ne jemi kandidatura e vetme që kemi letrat në UEFA. Pritet thjesht të bëhet zyrtare, do jenë rreth 31 ndeshje. Pjesa më e madhe do luhen në Serbi dhe pjesa tjetër tek ne. Reagimi ka ardhur në Kosovë se sa herë përmendet emri serbi është pak sensitive.

Në parim jam kundër, Duka listoi disa anë pozitive, ekipi U21 do kualiflohet në peticion, në historinë tonë s’kemi arritur të kualifikohemi në Kampionatin Europian për U21, nga ana tjetër është ana financiare, do na ndërtohen disa stadiume. Do përfitojmë të ardhura financiare që mund të jenë për lëvizjen futbollistike në Shqipëri, se sa tifozët do dinë, sa të ardhura do ketë. U-21 nuk është se sjell shumë tifozë, ka një numër tifozë të limituar”, tha Seitllari.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:59
‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

 

Gazetari Eljan Tanini ka komentuar në Report Tv kandidaturën e Serbisë dhe Shqipërisë për të bashkëorganizuar Kampionatin Europian të moshave U-21 në vitin 2027. Në emisonin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Tanini thotë se Shqipëria nuk duhet ta organizojë me Serbinë euro U-21 pa u zgjidhur krimet e luftës.

Ai thotë se s’duhet s’duhet të ketë asnjë marrëdhënie të rëndësishme me Serbinë pa u zgjidhur çështja e Kosovës, pa u kërkuar falje për krimet e luftës dhe pa u përulur njeriu më i rëndësishëm serb në varrin e Adem Jasharit e dëshmorëve të tjerë.

"Unë marr fjalën për ta mbrojt Kosovën, ku kam gjysmën time më të mirë, familjen time. Imagjino ca do ndodhte po të ishte kombëtarja e të rriturve, por edhe në U21, Shqipëria të bëhet bashkë me Serbinë për të sjellë ca para më shumë për ti shërbyer futbollit në Kukës, Përrenjas, Librazhd. S’kam asgjë me këto qytete, por kemi halle m të mëdha se të çosh para në disa vende ku tashmë popullsia ka filluar të tkurret.

Në një kohë kur ne themi Kosova është Shqipëri dhe e kemi stërzgjatur këtë parullë të bukur simpatike, ku koka jonë ka ngelur jashtë trojeve, kufijve, jashtë këtij burgu kufizues, nga ana tjetër flirtojmë me Serbinë. Serbia ka investime më të mëdha se Shqipëria, ne jemi ku thërret qameti sa i përket cilësisë së jetës ose raporteve tona me njëri-tjetrin në jetë. Nga ana sociale Serbia është më mirë se ne. Serbit i duhet bërë bllok në çdo raport të rëndësishëm jetësor pa u zgjidhur krimet e luftës, plagët e luftës që janë ende të hapura, që jetojnë me shqiptarin e Kosovës, pa dhënë një falje të madhe ndërkombëtare, pa parë njeriun më të rëndësishëm të Serbisë të përulet në gjunjë përballë varrit të Jasharit, ose dëshmorëve të Kosovës, nuk mund të ketë liberalizim të jetës shqiptarë të Kosovës dhe Serbisë.

Jetojmë në Ballkan dhe kemi halle të tjera që zgjidhen ndryshe, i zgjidh arti, kultura, sporti, pa kaluar ndeshja e famshme me dronin, që serbët kishin përgatitur fuqi baruti që do binin me fushën e futbollit, ne sillemi shumë mirë me serbët, ata nuk sillen aq mirë me ne. Nuk ka futboll të pastër pa pasur politika të mirë me Serbinë", tha Tanini.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Tentuan të vrisnin Inez Hajrrullën dhe Ervis Matodashajn, SPAK kërkon 11 vite burg për Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin! 2 vite e 9 muaj për Amarildo Nikollin

Tentuan të vrisnin Inez Hajrrullën dhe Ervis Matodashajn, SPAK kërkon 11 vite burg për Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin! 2 vite e 9 muaj për Amarildo Nikollin