Kombëtarja shqiptare ka kryer sot seancën e dytë stërvitore në Durrës me trajnerin Reja që ka patur në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve të thirrur. Edhe pse të hënën kanë patur disa probleme, portierët Strakosha dhe Berisha, do të jenë ta gatshëm të paktën për të enjten, kur luhet edhe sfida me Andorën.
Ndërkohë sot për mediat kanë folur futbollistët Florian Kamberi dhe Hysan Memolla. Fillimisht sulmuesi që vjen nga skuadra e Hibernian dhe që grumbullohet për herë të parë me Kombëtaren tregoi arsyen përse zgjodhi të përfaqësonte fanellën kuqezi:
“Kisha mundësi të shkoja në të tre kombëtaret, por për mua ishte e thjeshtë që të zgjidhja Shqipërinë se kisha më shumë interes nga ajo dhe më ka kontaktuar disa here mua, ndaj e kam zgjedhur.”
Së fundmi te Kombëtarja më me fat kanë qenë mbrojtësit e krahut, të cilët kanë gjetur rrugën e rrjetës. I pyetur për këtë fakt dhe nëse është rradha e tij Hysen Memolla përgjigjet:
“Të gjithë lojtarët shpresojnë të shënojnë, nëse e bën është e mirë. Por unë fokusohem të ndihmoj ekipin, nuk është objektivi im të shënoj. Është të marrim rezultat si ekip, nëse shënon e humbim, nuk ka interes për mua. Kam qejf më shumë të fitojmë. Nëse shënoj e fitojmë është plus pastaj”.
Për ndeshjen me Andorën deri më tani janë shitur vetëm dy mijë bileta, ndërkohë që krejte kudnërta paraqitet situata për Francën. Burime të Report TV në FSHF bëjnë me dije se janë shitur të 22 mijë biletat, në ndeshjen që konsistohen edhe me inaugurimin e stadiumit Arena Kombëtare.
Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7965
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ 30 minuta lojë për Europianin U-21, pezullohet Mali i Zi - Shqipëri në Podgoricë! Riluhet më 2024
21 Nëntor 2023, 16:23
-
VIDEO/ Kombëtarja 'fal' Ishujt Faroe, vetëm 0-0 në 'Air Albania'! Tifozët spektakël në tribuna, Shqipëria e mbyll e para në grupin E
20 Nëntor 2023, 22:45
-
Europiani/ Hera e parë përmes një grupi “ferri”! Legjionarët që shkojnë për herë të dytë
18 Nëntor 2023, 16:11
-
Historia e pabesueshme e Jasir Asanit, FSHF-ja s'e kishte në optikë! Në Kombëtare e solli 'një mik' norvegjez i Zabaletës
18 Nëntor 2023, 11:26
-
Mediat e huaja jehonë suksesit të Kombëtares, Reuters: Mbetën të pamposhtur
18 Nëntor 2023, 10:47
-
Nga data e hedhjes së shortit, e deri te çmimet e biletave të Kombëtares për në Europian! Çfarë duhet të dini për 'Gjermani 2024'
18 Nëntor 2023, 10:26
-
VIDEO/ Shkuam, pamë dhe u kualifikuam! Shqipëria barazon 1-1 në Moldavi dhe pret zyrtarisht biletën për herë të dytë në një Europian
17 Nëntor 2023, 19:53
-
VIDEO/ “Kuqezinjtë s’do e kenë problem kualifikimin”, Telushi për Report TV: Kjo Kombëtare s’i trembet askujt
16 Nëntor 2023, 14:46
-
"Më këto ekipe fitorja është detyrim", Sokol Kushta para ndeshjes vendimtare të Kombëtares: Humbja është turp
16 Nëntor 2023, 13:16
-
Kombëtarja kualifikohet edhe me humbje, UEFA tregon si Shqipëria kalon në finalet e Euro 2024
15 Nëntor 2023, 13:04
-
Lista e Sylvinhos/ Kombëtarja rikthen Muçollin, mungon sërish Broja! Për Çunin s’mjafton goli në Seria A
10 Nëntor 2023, 12:06
-
VIDEO/ ‘Partizani më i fortë se vjet kur dolëm kampion’, Rrapaj për Report TV: Kombëtarja ëndërr, në janar mund të largohem!
9 Nëntor 2023, 13:27