Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është shprehur se Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e popullit hebre.

Komentet Netanyahu i bëri gjatë një deklarate të përbashkët me kryeministrin Edi RamaIzrael, ku tha se gjithë bota duhet ta njohë rolin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë gjatë atyre orëve të errëta.

“Kryeministri Rama është një mik i madh i popullit hebre, një mik i madh i shtetit hebre dhe një mik i madh i imi. Ai përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë. Ndoshta njerëzit nuk e dinë, por bota duhet ta dijë se Shqipëria ishte i vetmi vend europian që gjatë holokaustit pati një popullsi hebreje brenda Shqipërisë që u rrit dhe nuk u mpak. U rrit sepse shqiptarët, myslimanët shqiptarë, në frymën e moderimit, në frymën e tolerancës dhe dinjitetit njerëzor, mbrojtën qindra hebrenj që jetonin atherë në Shqipëri dhe mikpritën mijëra të tjerë. Kjo është ajo histori që bota duhet ta njohë. Është histori që frymëzon filma. Njerëzit duhet ta njohin rolin e jashtëzakonshëm që Shqipëria luajti gjatë orëve më të errëta të historisë. Kjo është ajo frymë që juve mundoheni ta mbroni edhe sot miku im Edi. Busulla juaj morale nuk u lëkund”, tha mes të tjerash Netanyahu.


Lajmi kryesor:

Rama në Izrael: Të palëkundur kundër antisemitizmit, në Bordin e Paqes për stabilitet në Gaza! Netanyahu: Dhoma e Tregtisë do çojë përpara lidhjet ekonomike