Shqipëria, një ekonomi e dominuar nga monedha evropiane nga depozitat, kreditë e deri tek borxhi! Kursimet e shqiptarëve 54% në euro!

“Duhet ta ndërpresim përdorimin e euros, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”, tha Sejko në Kuvend më 18 korrik 2024.

Shqipëria është një ekonomi e euroizuar, pavarësisht se prej vitit 2017 është miratuar një plan masash mes disa institucionesh për të ulur përdorimin e monedhës evropiane.

Sipas të dhënave zyrtare pjesa më e madhe e kursimeve të shqiptarëve është në valutë e kryesisht në Euro. Në fund të muajit maj, totali i depozitave në vend ishte 12.7 miliardë euro, nga këto 7.5 miliardë ishin në monedhën evropiane, e pjesa tjetër në lekë e dollarë. Pozitat e depozitave në euro që kur u miratua paketa e deeuroizimit në vitin 2017, janë rritur me 3.8 miliardë euro.

Ekspozimi është i madh edhe në kredi. Totali i kredisë së dhënë për ekonominë deri në fund të majit ishte 782.9 miliardë lekë, nga kjo vlerë 308 miliardë lekë është kredi e marrë në euro nga bizneset apo qytetarët. Pesha e kredisë në euro është rritur si rezultat i normave të interesit më të favorshme, por prej dy vitesh situata ka nisur të ndryshojë pasi me zhvlerësimin e euros, qytetarët i janë drejtuar kredisë në lekë sepse ka pasur norma më të ulta interesi.

Nga ana tjetër Shqipëria është ekspozuar edhe ndaj borxhit të jashtëm. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave afro 47% e totalit të borxhit është në valutë. Konkretisht borxhi publik në fund të marsit ishte në vlerën 13.2 miliardë euro, nga këto 6.1 miliardë janë marrë në valutë. Sipas ndarjes që i bën Ministria e Financave borxhi në valutë përbëhet nga 76,62% në euro, 10.1% në dollarë, apo 9.8% SDR.

Për këto arsye ekspertët thonë se ndalimi i përdorimit të euros është i pamundur, edhe në kushtet e informalitetit të lartë.

“Strategjia duhet te jetë shumë dimensionale dhe afatgjatë. Nuk jam optimist që strategjitë e deeuroizimit do jenë të suksesshme. Përmasat e mëdha të euroizimit të ekonomisë së vendit, pengojnë efektin e politikave të bankave qendrore”, u shpreh Eksperti Arben Malaj.

“Shqipëria ka një nivel shumë të lartë të informalitetit 35-50%, bën që politikat e Bankës së Shqipërisë edhe pse ndjekin bankën evropiane janë të dështuar. Qarkullimi i parasë informale ka mbiçmuar lekun”, tha eksperti Zef Preçi.

Zhvlerësimi i euros siç ka ndodhur në dy vitet e fundit, godet direkt depozitat në euro, pasi konvertimi i kursimeve në lekë është automatikisht me vlerë më të ulët. Kurse një mbiçmim i euros, do të rriste edhe vlerën e tyre.

Ndërsa tek kreditë dhe borxhi është e kundërta. Zhvlerësimi i euros përkundrejt lekut, i bën më të lira këstet e kthimit të huave, pasi po shpenzohen më pak lekë aktualisht për të paguar një kredi në euro. (Nëse në vitin 2022 kishe një këst kredie 1000 euro, duhet të paguaje 1200 euro, pasi 1 euro aso kohe kushtonte 120 lekë.)

E njëjta logjikë është edhe për borxhin. Ndërsa një fuqizim i euros do kishte pasoja negative në kredi e borxh pasi do ta shtrenjtonte atë.

Por jo vetëm kaq. Në Shqipëri është përhapur masivisht fenomeni i blerjeve në euro, nga mallra konsumi nëpër supermarkete e deri tek blerja e një makine apo apartamenti.

BORXHI PUBLIK I SHQIPËRISË
Borxhi total        13.2 mld  euro
Në valutë               6.1 mld euro
Borxhi në lekë      7.1 mld euro

 

TOTALI I DEPOZITAVE
Totali depozitave            12.7 mld euro
Depozita në euro              7.5 mld euro
Depozita në lekë/USD     5.2 mld euro

 

KREDIA PËR EKONOMINË
Totali i kredisë     782.9 mld lekë
Kredi në euro         308 mld lekë

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • EMIGRANT: 22/07/2024 17:47

    Thjeshte jeni hajdute kalibri. I vodhi Sala me fajdet ,tani po vidhni ju me shvleresimin

    Përgjigju
  • Po mër po: 22/07/2024 17:46

    Kursimet e shqiptarëve në euro i keni bo rush e kumblla. Tash po nxirrni skemë tjetër mashtrimi ku do ja u konvertoni në lek që i printoni vetë dhe kështu do bëhet zhvlerësimi i lekut dhe kursimeve të shqiptarëve. Plan ala Sali-Sudja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?