Të jetosh në Shqipëri duhen disa karakteristika jo sipërfaqësore dhe aspak të lehta: Të kesh durim të madh, të dish të gëzosh, të shijosh përshëndetjet me zemër, por edhe inatet shpërthyese dhe veprimet e papritura, jo përherë kuptimplota. Të kesh një ekuilibër të jashtëzakonshëm brenda vetes për të përballuar mungesën e ujit, por edhe rënien e energjisë elektrike nga ngarkesa e rrjetit, të presësh komshiun që ka parkuar duke bllokuar të gjithë hyrje-daljet, por edhe të mos provokohesh nga taksisti që i ka ardhur në majë të hundës duke shmangur trafikun e ditës e përgjigjet si i vjen në çast, në mendje.
Të jetosh në Shqipëri zemra të helmohet nëse nuk gjen rrugën e duhur për të mjekuar të afërmit që vuajnë, por edhe emocionohesh kur në sportelet e postës një nëpunëse e thjeshtë sillet me shumë njerëzillëk ndaj të moshuarve, duke ua zgjidhur problemet e keqkuptuara.
Të jetosh mirë në Shqipëri duhet të jesh stërvitur sikur të ecësh mbi vezë, ose mbi thëngjij të ndezur si akrobatët më të mirë të jetës. E në gjithë këtë stërvitje të pareshtur, të përditshme, të përnatshme e të kudogjendur, dallon mes të gjithëve, mes atyre që dorëzohen e largohen, ata që të mikpresin dhe të buzëqeshin, qëndrojnë dhe rezistojnë, pavarësisht çdo gjëje.
Nuk është e lehtë të jetosh në Shqipëri sepse Shqipëria nuk është për të gjithë. Të vë në provë në të panumërtat aspekte të jetës, të vë para vështirësive të pamenduara në një vend tjetër rreth-e rrotull, ashtu si dhe papritur të zgjidh problemet sa hap e mbyll sytë.
E meqë është kthyer në modë edhe Odiseu me aventurat dhe metaforën e simbolikat e jetës, ja, kështu janë shqiptarët për Shqipërinë: banorë të lashtë që duhet t’i rezistojnë provave dhe tundimeve, lajkave dhe provokimeve, kurtheve e padrejtësive për të qëndruar… të qetë në shtëpi.
-
Me qene pa integritet I korruptuar, hajdut, kurve, apo legen ky eshte vendi. Nese je I ndershem do vuash .
Përgjigju -
Të jetosh në Shqipëri është vështirë sepse politikanët shqiptarë janë njerëzit më të shfrenuar,më arrogantët,më të pangopurit, sepse u duket vetja agallarë,në vend që të mendojnë se populli shqiptar i ka zgjedhur për ti shërbyer.Kjo është mungesë e theksuar kulture njerëzore..Kultura anadollake e agallekut,nuk po shqitet nga trojet shqiptare dhe as nga Ballkani. Është fatkeqësi shumë e madhe për kombin mosrespektimi i tjetrit,bile në shkallë shumë të madhe kjo..
Përgjigju -
Nuk besoj se eshte veshtir te jetosh ne Shqiperi.Po eshte veshtire per njerezit qe duan "letra" qe plotesojne kerkesat e tyre,pamvaresisht jo ligjishmerin te dukeshme ligjore.Jam i bindur per kete,ikam pare me syte e mi mjaft raste te tilla. Kam pershtypjen se ju gazetaret zakonisht nuk thoni te verteten neto,at te vertete qe kerkon ligji e qe nenpunesit i kerkohet ta zbatoj.
Përgjigju











Komente
Komento