Shqiptarët ‘shtrëngojnë’ xhepat përballë COVID! Ekspertja: Mbyllja parave, negative për ekonominë

TIRANË- COVID 19 i frikësoi shqiptarët për paratë që ata kishin në xhep për të përballuar situatën. Menjëherë qytetarët shtrënguan portoflët e vendosën të kursejnë duke mbyllur paratë në banka. Në fund të dhjetorit 2020 niveli i depozitave arriti në 10.4 miliardë euro, me një rritje prej më shumë se 763 milionë euro, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.  Pedagogia dhe njohësja e fushës së ekonomisë dhe financës Brikena Tolli, thotë se kursimi ishte i pritshëm dhe do ndikojë negativisht në ekonomi, pasi janë frenuar investimet. 

“Ishte e pritshme që qytetarët do të rrisnin kursimet, dhe sigurisht u drejtuan në sistemin bankar, si një investim i sigurt edhe pse me norma kthimi shumë të ulta, që do të thotë se fitimi nga ky lloj investimi është shumë i ulët. Rritja e depozitave ul shumë shpenzimet për konsum dhe kjo gjë normalisht në ekonomi përkthehet në dobësim të saj, sepse motorët nxitës të ekonomisë janë rritja e investimeve dhe e shpenzimeve për konsum, kështu që ndikimi në ekonomi do të jetë negativ”, u shpreh Tolli.

Edhe pse pandemia vijon, Tolli shprehet se investimet nuk duhet të mungojnë, pasi ata nxisin qarkullimin e parasë dhe kontribuojnë në ri-ngritjen e ekonomisë.

“Mendoj se zgjidhja do të ishte në një stimul të investimeve sepse duke nxitur investimet do të kishim qarkullim monetar në treg dhe kjo do të sillte një ringjallje të ekonomisë dhe rritje të besimit tek qytetarët. vaksinimi ndoshta do ta përmirësojë pak situatën. Të investojmë në bujqësi sepse sektori i bujqësisë është prioritet për vendin pra ne kemi mundësi dhe nuk e kemi shfrytëzuar, në blegtori që të kemi një ringjallje të ekonomisë reale. Por edhe në turizëm, pasi kemi det nga jugu në veri dhe është mirë të investohet edhe aty”, sqaron ekspertja.

Por ky fenomen nuk po ndodh vetëm në vendin tonë por në të gjithë botën, dhe nuk ka prekur vetëm individët por edhe bizneset. Në krahasim me periudhën janar mars 2020 kur nisi të përhapej virusi në vend depozitat janë rritur me 285.1 milionë euro, pasi qytetarët shpenzuan vetëm për ushqime dhe medikamente.

Depozitat në Shqipëri
Në vitin 2020             10,4 mld euro
Në vitin 2019               9,6 mld euro
Diferenca                +763,1 mln euro

Depozitat para-pas COVID-19
Tremujori i IV 2020                   10,4 mld euro
Tremujori i I 2020                      10,1 mld euro
Diferenca                                 + 285,1 mln euro

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja