Shqiptarja.com me imazh të ri, një Homepage ndërtuar nga lexuesit 

Shqiptarja.com versioni online duke nisur nga mbrëmja e kësaj të mërkure vjen me risi për të gjithë lexuesit e saj. Faqja ka pësuar ndryshime grafike dhe përmbajtësore për të bërë atë më të aksesueshme e më të afrueshme për të gjithë lexuesit si edhe më të këndshme vizualisht.

Një faqe dinamike e përshtatur me ndryshime dhe përmirësime teknologjike, ku mund të gjesh një shumëllojshmëri informacioni. Këto ndryshime vijnë në kuadër të rritjes së cilësisë së punës tonë si dhe rritjes numrit të vizitorëve të Shqiptarja.com

Ajo ç’ka bie në sy është prioriteti që i jepet lajmit të fundit dhe lajmeve më të lexuar, të cilët do jenë në krye të Homepage. Te Shqiptarja.com ju nuk jeni vetëm një lexues por edhe kontribuues.

Përveç opsionit “Ju raportoni” falë ndryshimeve të reja, Shqiptarja.com do të ketë një “Homepage” të dytë, “Homepage II” ku lajmet do të renditen mbi bazën e pëlqimeve nga lexuesit. 

Lajmi korrekt, i paanshëm, i faktuar dhe në kohë reale do të jetë prioriteti i punës së gazetarëve të Shqiptarja.com pasi vetëm kjo konsolidon edhe më tej marrëdhënien e vendosur ndër vite mes nesh dhe lexuesve. 

Faqja e re e Shqiptarja.com është e përshtatur shumë mirë si për versionin e desktop edhe atë mobile.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tir: 22/03/2018 06:58

    Ju lumte! Na e bete me te lehte leximin e shqiptarja.com. Suksese ne punen tuaj per pasqyrimin me realitet e objektiv te materakeve te fushave te ndryshme..I bashkohem Z.Agron per sygjerimet e tjera.

    Përgjigju
  • Argon: 22/03/2018 00:31

    Urime dhe punë të mbarë! Mua po më duket më e thjeshtë dhe më e lehtë për t'u qasur në lajmet që botoni. Një dëshirë kam, gjuhën shqipe sa më të pasur! Gjuha që do të përdorni në lajmet e botuara të jetë me sa më pak fjalë të huaja që u marrin vendin fjalëve shqip. Nëse do të bëni këtë, atëherë do të jeni një cilësi më lart se të tjerët. Gjithashtu edhe me lajmet shkencore, ju lutem bëhuni përhapës të shkencës dhe jo thashethemeve të fallxhorëve. Ju faleminderit! P.s Më lejoni të sjell një fjalim të Kenedit rreth shtypit dhe punës që ju kryeni. https://www.youtube.com/watch?v=zdMbmdFOvTs

    Përgjigju
    • Shqiptarja.com: 22/03/2018 12:19

      Faleminderit shume z. Agron. Perpiqemi me pasion te jemi sa me profesionale. Edhe kritikat tuaja do te na ndihmojne per t'u permiresuar.

  • Hasan : 21/03/2018 23:13

    Shume faleminderit per kete design respekte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen