Dy mundësit të cilët shkruan historinë e sportit shqiptar në Olimpiadë, Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, si dhe i gjithë ekipi kombëtar që mori pjesë në Paris 2024, janë pritur me nderime dhe entuziazëm në ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Medalistët e bronztë u vlerësuan për arritjet e tyre, ndërsa u premtua që mbështetja për sportistët do të vijojë.
“Qeveria shqiptare është e ngazhuar për mbështetjen e sportistëve në shumë drejtime, qoftë në përgatitjen e tyre qoftë përsa i përket mbështetjes përmes infrastrukturës sportive. Në këtë vit kemi rritur buxhetin për tetë federatat për parapërgatitjet për Lojërat Olimpike,”-u shpreh Ogerta Manastirliu, ministre e Arsimit dhe Sportit.
“Asnjëherë gjërat nuk ndodhin rastësisht, por falë punës, përkushtimit, federatës, trajnerit, sportistëve. Të mbështetjes nga Komiteti Olimpik, nga ministria dhe bashkia e Tiranës,”-tha Fidel Ylli, kreu i KOKSH.
Kryeministri Rama shkruan se medaljet përveç sakrificës së sportistëve janë edhe frut i mbështetjes së qeverisë shqiptare, ndërsa që me 12 gusht, siç është publikuar edhe në ‘Fletoren Zyrtare’, ka firmosur shpërblimin e sportistëve. Sipas kryeministrit shpërblimet për sportistët sipas ligjit shqiptar janë më të mira në të gjithë rajonin, ndërsa bëhet fjalë për një shumë prej 14.7 milionë lekësh.
5 milionë është shpërblimi për një medalje të bronztë, ndërsa pjesa tjetër shkon për trajnerët e dy mundësve që mundësuan medaljet e para për Shqipërinë. Pa harruar që Valiev dhe Dudaev do marrin edhe titullin honorifik të kolonelit, që u mundëson atyre mbështetje të përjetshme.
Ne.k./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3475
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama në Abu Dhabi për Javën e Qëndrueshmërisë, marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe në fushën e bujqësisë dhe financave
14 Janar, 17:07
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Dosja ‘Xibraka’, Bardhi i kërkon informacione Dumanit: Mbyllja e dosjeve pa transparencë tregon se drejtësia ruan të paprekur personat me pushtet politik!
14 Janar, 15:06
-
Reshjet e dëborës në vend, Rama: Borëpastrueset në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa
14 Janar, 13:04
-
‘S’ke rrugë për Giro d’Italia’, Rama i përgjigjet komentuesit: Certifikatë e një Shqipërie të rilindur! Vite më parë ishte ëndërr me sy hapur, sot realitet
14 Janar, 12:34
-
‘Giro d’Italia’ nis nga Shqipëria, Rama: Do të ndiqet nga 200 televizione të botës e afro 800 mln shikues
14 Janar, 08:34
-
Ylli Pata: Efekti politik i kundërsulmit total të Edi Ramës
14 Janar, 07:57
-
Rama në Romë, merr pjesë në prezantimin e ‘Giro d'Italia’, kryeministri: Sporti italian ka pasur influencë të jashtëzakonshme në Shqipëri! Tajani: Gati t’ju presim në BE
13 Janar, 18:35
-
Kryeministri Rama lancon rubrikën ‘Çkemi ndonjë të re...?!’: Drejt Romës për ‘Giro d’Italia’, do na ndjekin 800 milionë shikues, ngjitje drejt 2030-ës në BE (VIDEO)
13 Janar, 15:39
-
Basha: Rama dhe shpura e tij, e ka kthyer korrupsionin dhe lidhjen me krimin në kriter për qeverisjen e vendit
13 Janar, 15:27
-
Berisha e Bardhi i ‘turren’ sërish Olsi Ramës! Pretendimi i ish-kryeministrit: Letër anonime në BKH, Olsi në foto me drejtuesin e bandës së Xibrakës
13 Janar, 13:47
-
Ish numri 2 i Metës gati të bashkëpunojë me Ramën, Braimllari për Report Tv: Dua të jap angazhimin tim për zgjedhjet e 11 majit! S'kam problem ta nis si 19 vite më parë
13 Janar, 13:32