Shtangu Interin, Olayinka ende me mendje te Shqipëria: Jam sërish gati të vesh fanellën kuq e zi

Shtangu Interin, Olayinka ende me mendje te Shqipëria: Jam sërish gati të vesh fanellën kuq e zi

Goli kundër Interit e bëri Peter Olayinka-n, futbollistin që ka luajtur në Shqipëri, të jetë në qendër të vëmnendjes. Sulmuesi 23-vjeçar me rrjetën e gjetur në San Siro prishi edhe një trend negativ, duke u bërë nigeriani i parë që nga viti 2002 që shënon në një ndeshje të Champions League.

Ajo që bën më shumë përshtypje është rruga e vështirë që ka bërë Peter Olayinka për të mbërritur deri te Slavia e Praga-s. Ishte viti 2012, konkretisht në janar, kur nigeriani lëviz nga vendlindja e tij për të ardhur në Shqipëri, aty ku fillimisht luajtu me ekipin e dytë të Bylisit. Më pas pjesa tjetër i përket historisë, por pas goli në San Siro futbollisti ka folur për mediat në Çeki ku deklaruar diçka tepër të veçantë.

Ajo ka të bëjë me kombëtaren shqiptare, pasi Olayinka në kohën kur trajner ishte Xhani De Biasi, për pak veshi fanellën kuqezi. I pyetur se si qëndron situatë në të vërtetë Olayinka për mediat çeke është shprehur:

‘Nuk jam kundër idesë për të luajtur me kombëtaren e Shqipërisë. Nëqoftëse gjithçka shkon mirë do të doja të luaja për Shqipërinë njëherë.’

Përfshirja e Olayinka-s në kombëtaren shqiptare ngjalli debat në ato vite, pasi kishte edhe nga ato të cilët ishin kundër. Por sot, padiskutim prejardhjes së tij, një lojtar i këtij niveli do t’i bënte punë edhe kombëtareve me shumë emër.

Pas transferimit te Bylis, ku qëndroi për dy vite, Olayinka kaloi te Skënderbeu, ku kaloi dy sezone të tjera. Në 2016 ai u shit në Belgjikë te Gent, të cilët i paguan klubit shqiptar 1.1 mln euro, një shifër rekord që vijon ende e kësaj ditë. Pas disa huazimeve te Dukla dhe Zulte, Gent këtë verë e shiti te Slavia Praga-s për shifrën e 3.2 mln eurove.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alba: 20/09/2019 04:01

    Nese I pelqen bujrum.ne baze te kushtetutes diskriminimi per shkak te ngjyres se lekures dhe origjines etnike eshte I ndaluat me ligj .

    Përgjigju
  • nik: 19/09/2019 17:19

    me mire ky se ai durmishaj e shum si ai qe tradhtojn shqiperin dhe nuk e bejn as nje ndeshje me skuadrat e tjera. Olayinka patriot shqiptar.

    Përgjigju
    • Piro: 19/09/2019 19:00

      Ka shumë të drejtë komenti më parë.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura