Shtëpia e fëmijëve nga motrat e
Nënë Terezës, kremtohet 25-vjetori 

Shtëpia e fëmijëve nga motrat e<br />Nënë Terezës, kremtohet 25-vjetori 
Në kuadër të 25-vjetorit të hapjes së shtëpisë së parë për fëmijët me aftësi të kufizuara nga motrat e Nënë Terezës, pranë këtij objekti është kremtuar një meshë e shenjtë, ndërsa i pranishëm ishte edhe Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare, Angelo Massafra.
 
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Arqipeshkvi Massafra falenderoi Nënë Terezën për veprën e saj që ka bërë për hapjen e kësaj shtëpie, si edhe murgeshat për punën që ato bëjnë me këto fëmijë.
 
Gjithashtu, ai tha se ky 25-vjetor përkon me shenjtërimin e Nënë Terezës që do të bëhet nga Shtatori i këtij viti.

Një falënderim të madh Nënë Terezës. Ky rast është shumë domethënës në këtë vit që ajo do të shpallet shenjtëreshë. Gjithçka duket rastësi. Nëse ne shohim me një sy fetarë, gjithçka është ponavi. Domethënë, 25 vite pas ardhjes së Nënë Terezës në Shqipëri, pas hapjes së kësaj shtëpie dhe pranisë së motrave në Shkodër, do të shpallet Shenjtëreshë” tha Imzot Angelo Massafra - Presidenti i Konferences Ipeshkvore Shqiptare.

6 Prilli i vitit 1991 ishte data kur kjo shtëpi mirëpriti shumë fëmijë me aftësi të kufizuar, ndërsa data 15 Gusht 1989 shënon vizitën e parë të Nënë Terezës në vendin tonë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...