Lidhur me skandalin e lejes për shtesë në pallatin ku jeton kreu i Pd Basha që u zbulua nga kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës por jo vetëm ka reaguar sot dhe partia socialiste nëpërmjet deputetes Olta Xhacka në një deklaratë për mediat.
Deputetja ka shprehur shqetësimin lidhur me këtë skandal e cilëson ajo të kryetarit në ikje duke theksuar gjithashtu se kjo është një praktikë që ai e ka mësuar në Hollandë.
“Nuk e dimë nëse praktika e ndërtimit në kat të 13 është një praktikë që Luli e ka zbuluar në Holandë. Por është një fat i madh për Tiranën që Luli ka fjetur gjumë gjatë pjesës dërrmuese të mandatit të tij- tha Xhaçka.Ky është realisht një skandal i pabesueshëm, nga ato që vetëm Luli di të prodhojë. Disa vjet më parë njerëzit e tij ndërtuan një pallat në mes të detit. Sot Luli po e vazhdon traditën duke zaptuar e duke shpallur si shesh ndërtimi tarracën e pallatit ku jeton"- tha deputetja
Xhaçka shtoi edhe njëherë gjithçka që nuk ka bërë kryetari Basha duke kërkuar nga elektorati votën massive për ta rrëzuar përfundimisht më 21 Qershor
"Pyetja që kanë sot qytetarët e Tiranës është si mundet një kryetar bashkie në detyrë të shkelë ligjin dhe planin rregullues që ai vetë ka miratuar për përfitim e tij personal? Si mundet një kryetar bashkie në detyrë që të miratojë një leje ndërtimi në një pronë kolektive të banorëve të pallatit duke rrezikuar sigurinë e çdo familje që jeton në atë pallat?Është një turp që pikërisht kryetari i Bashkisë së Tiranës, autoriteti që duhet të garantojë respektimin e ligjit dhe zhvillimin e territorit të kryeqytetit është po ashtu i pari që e shkel ligjin me të dyja këmbët.Në 21 qershor këtij modeli të dështuar i vjen fundi. Pas vetëm 18 ditësh, qytetarët e Tiranës do të votojnë masivisht për ta çuar kryeqytetin në drejtimin e duhur."- u shpreh deputetja Xhacka
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO