Shteti i urdhrit bektashi në Tiranë, Sula në Report Tv: Mos i duhet Ramës për t’u strehuar?! Duhet të jemi të kujdesshëm më artikulime të tilla

Propozimi i kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti sovran të “Urdhrit Bektashi” ka ngjallur reagimin e politikës. Deputeti Dashnor Sula në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv tha se me këto plane po humbasim sovranitetin. Sula tha se duhet të jemi të kujdesshëm me artikulime të tilla.

‘Po humbasim sovranitetin. Shteti ka kufij ka territor. ka të drejta të tjera. Politikanëve tanë,  a Ramës mos u duhet një oaz ku të strehohen që nesër mos të ketë autoritet drejtësia, apo që të kenë të ruajtur financat. Më vjen keq është diçka që krijon një ndjesi shumë të keqe, çfarë hallesh kemi ne...

Nuk do të doja ta besoja seriozisht, duhet të jemi të kujdesshëm me artikulime të tilla. Unë mendoj se Rama e ka gabim. Nuk kemi pasur kurrë probleme mes komuniteteve fetare. Shqipëria është vendi ideal për bashkëjetesën e komuniteteve fetare, katolikët, myslimanët dhe bektashinjtë të gjithë të jemi bashkë. Është gjë shumë e mirë... por nëse do të bëjmë këtë lloj gjëje imagjino se çfarë do të ndodhë.’- tha Sula.

I pyetur për situatën brenda Partisë Demokratike, Sula nënvizoi se nuk mund t’ua japin pushtetin në tavolinë Edi Ramës, ndërsa mbrojti kreun e PD-së Sali Berisha në luftën e këtij të fundit me drejtësinë.

‘Nga pikëpamja individuale çfarë bëhet me Berishën janë qëndrime që i kanë ndërkombëtarët. Kjo nuk na pengon ne mos të vazhdojmë dhe mos të kemi opozitë në përballë mazhorancën. Këtu ka problem shumë të mëdha, nëse do të vazhdojmë kështu... i bie mos të kemi zgjedhje fare. Nuk është kjo qasja, nuk mund të bësh që t’i japësh pushtetin në tavolinë mazhorancës. Akuza që i bëhet Berishës është shumë larg nga akuzat që ka mazhoranca për korrupsion tenderash, korrupsion koncesionesh.’- tah Sula.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 24/09/2024 14:33

    Sulaaaa jemi apo sjemi dakort eshte tjeter gje po Rama ska nevoje te strehoet asgjekundi se ka shumicen me vete dhe ju opozite i thencin ikni beni shurren

    Përgjigju
    • Po krijohet shtet satanik: 24/09/2024 18:00

      E gjitha po behet per pastrim parash droge se mondi edhe edi rama jane prane burgosjes.. Ata duan ti fusin leket aty dhe i nxjerrin te "pastra" gjasme lek bamiresie...do jete nje shtet djalli si vatikani

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore