Çmimet e zarzavateve dhe të frutave kanë pësuar një shtrenjtim të ndjeshëm në muajin tetor. Sipas raportit të INSTAT qytetarët në muajin e kaluar i kanë blerë zarzavatet përfshirë edhe patatet 18,5 %, më shtrenjtë se një vit më parë, dhe frutat 11.5% më shtrenjtë. Rritje kanë shënuar edhe çmimet e produkteve të tjera si vajra dhe yndyra” me 4,7 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata, ëmbëlsira” me 2,6 %, dhe produktet e peshkut me 2,3 %.
Referuar të dhënave në total grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike ka pësuar një rritje prej 4.9%. Ky shtrenjtim ka dhënë edhe impaktin më të madh në rritjen e inflacionit në tetor, i cili arriti në 2%, duke u përmirësuar për herë të parë pas karantinës në muajin maj, ku inflacioni u luhat në nivelin e 2.1%.
Në muajin shtator inflacioni ishte 1.5%, pra çmimet janë shtrenjtuar më shumë muajin që lamë pas. Inflacioni në vitin e kaluar në të njëjtin muaj ishte 1.3%, kohë kur vendi nuk po përjetonte një krizë të tillë, dhe as nuk kishte ndodhur goditja e tërmetit të nëntorit.
Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 4,3 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,8 %, “Shëndeti” me 0,4 % dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,3 %. Por përsëri kjo rritje e inflacionit është larg objektivit të Bankës së Shqipërisë, e cila pret që në vitin 2022 inflacioni të arrij në 3%.
er.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70%
-
Jo
18.7%
-
Ndoshta
11.3%
Vota total: 1265
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përdorimi i monedhës europiane në vend të Lekut, Çoçoli: Momenti i duhur! Bizneset mos të pranojnë Euro, ndryshe të gjobiten
20 Korrik, 13:39
-
Mero Baze: Skandali me borxhet e këqija të mikrokredive, si skemë grabitje
19 Korrik, 21:30
-
‘Superleku’ tkurr fitimet e bizneseve, eksportet në krizë! Turizmi nuk rrit importet
18 Korrik, 16:12
-
Antarësimi i Shqipërisë në zonën e pagesave në Euro, Sejko: Përfundimi në vitin e parë 20 mln euro! Reduktohet pastrimi i parave
17 Korrik, 20:05
-
Eduard Zaloshnja: 1.7 milionë turistë nga Kosova? Gjithsej 1.6 milionë banorë ka Kosova…
15 Korrik, 14:21
-
Fatos Çoçoli: Pse pavarësia e BSH është e shenjtë?
14 Korrik, 14:29
-
Bie numri i të vetëpunësuarve
13 Korrik, 08:43
-
Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë për stabilitetin e kursit të këmbimit të lekut
12 Korrik, 21:47
-
Normat maksimale të interesit të kredisë konsumatore ulen për 6-mujorin e dytë, arrijnë 95%
12 Korrik, 07:53
-
Bie numri i bagëtive, ulet me 8% prodhimi i qumështit! Në 2023 u grumbullua 101 mijë tonë më pak se në 2022
11 Korrik, 19:35
-
Vdekjet pësuan rënie më 2023, por ato nga tumoret u rritën
11 Korrik, 07:24
-
Rritja e çmimeve mbetet e ulët, inflacioni zbret në 2.1% në qershor
10 Korrik, 07:24